I mbijetoi atentati me tritol/ “Fjala” zbardh dëshminë e Preng Gjinit: Nuk jam në hasmëri dhe nuk ruhesha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iu bë atentat me tritol dy ditë më parë, zbardhet dëshmia e Preng Gjinit nga spitali i Traumës ku është i shtruar.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Fjala.al”, mësohet se objektivi i këtij atentati ka treguar të gjitha lëvizjet që ai ka përshkruar me automjetin e tij tip ditën kur ndodhi shpërthimi.

Preng Gjini ka treguar lokalet ku është ulur dhe ka kryer takime, ndërsa ka pohuar se nuk ka hasmëri, apo konflikt me të tjerë.

“Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kamë vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë që të ruhesha.

Makinën ia merrja shpesh kushëririt, pasi më të kam marrëdhënie të mira”, ka qenë deklarata e Preng Gjinit para oficerëve të policisë nga shtrati i spitalit ku qëndron i shtruar dhe jashtë rreziku për jetën.

Pas marrjes së dëshmisë të Preng Gjinit, hetuesit kanë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë të rrugëve ku ka lëvizur 51-vjeçari për të mësuar, nëse ndonjë person apo automjet ka ndjekur lëvizjet e Gjinit.

Ndërkohë, policia vazhdon me administrimin dhe ekspertimin e kamerave të sigurisë të sekuestruara në vendngjarje, për të parë se kush mund të ketë shtypur butonin e telekomandës për shpërthimin e tritolit, pasi sipas xhenierve shpërthimi i telekomaduar nuk mund të bëhet më larg se 200 m.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se atentati ndaj Preng Gjinit, ka qenë i mirëorganizuar, ku autorët e kanë mbajtur prej kohësh në vëzhgim objektivin e tyre dhe i kanë ditur të gjitha lëvizjet e e tij.

Mësohet se automjeti tip “Mercedez Benz” e llojit “A Class”, ka qenë në pronësi të kushëririt të Gjinit, i cili ja kishte marrë makinën atij 10 minuta përpara se të ndodhte shpërthimi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV