Kosovë/ Trump nderohet për ndihmën e dhënë për marrëveshjen me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas agjencisë  së Lajmeve Reuter, një medalje është gatii nga Kosova në shenjë nderimi, për presidentin amerikan Donald Trump, për rolin e tij për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e marrëveshjes sa i përket normalizimit të raporteve ekonomike me Serbinë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, shkruhet në artikull, informoi  presidentin Trump se ai do të marrë Medaljen Urdhri i Lirisë.

Dy ndihmës të Trump, këshilltari Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i SHBA për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave. Në letrën e tij drejtuar kreut të Shtëpisë së Bardhë, Thaçi fton presidentin e SHBA për të vizituar Kosovën.

Si pjesë e  marrëveshjes të arritur në fillim të këtij muaji, Kosova dhe Serbia ranë dakord të bashkëpunojnë të ekonomikisht, por lanë pezull hapat për normalizimin politik. Ru.Do/Fjala.al

Të fundit

Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Donald Trump ka ndërprerë në mënyrë të beftë takimin me udhëheqësit evropianë në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë,...

43 p.e.s. – Ngjitja e Oktavianit në pushtet, detyroi Senatin romak ta shpallte Konsull

Pas vrasjes së Julius Caesar-it më 44 p.e.s., Roma u fut në kaos politik. Trashëgimtari i tij i birësuar, Gaius Julius Caesar Octavianus, vetëm...

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Parashikimi i motit për sot, 19 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve...

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie për Ukrainën përbën një “përparim”...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Lajme të tjera

Web TV