PAA: Ndalimi i koalicioneve qëndrim neo-diktatorial i qeverisë nga frika e dështimit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PAA i drejtohet partnerëve strategjikë të vendit tonë SHBA dhe BE, organizatave ndërkombëtare si OSBE-ODHIR, presidentit të Republikës, kryetarit të kuvendit por edhe opinionit publik për të eleminuar pengesat dhe vonesat e qëllimshme qe Rama po i bën zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme 2021.

Është fatkeqësi kombëtare që Rama po bllokon dhe vonon në mënyrë të përsëritur përmbushjen e 15 kushteve për çeljen e negociatave me BE. Është shenjë e qartë e qëndrimit autokratik dhe anti-europian i Ramës, bllokimi prej tij disa herë i procesit të integrimit të vendit nga Ruzhdia 2009 deri sot në Rilindja 2020.

Në asnjë vend partitë politike nuk bllokohen me ligj se si do ti formojnë koalicionet e tyre. Koalicionet njihen si subjekte elektorale në çdo demokraci funksionale. Forma dhe përzgjedhjet konkrete duhet të jenë në liri të plotë të partive politike se me kë do të konkurojnë.

Çdo alibi tjetër është thjesht një provë e qartë e mentalitetit neo-diktatorial. Rama e ka më kollaj të përkushtohet për lobim personal nëpër Euro-Azi se sa të lehtësojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. Rama e ndjen derën e përplasur në fytyrë nga shumë kancelari europiane për promovimin e kriminelëve në politikë dhe vjedhjen e votave.

PAA edhe njëherë apelon publikisht se vonesat dhe pengesat e qëllimshme të Ramës vërtetojnë se Rama i fiton zgjedhjet vetëm kur bën aleanca kriminale me kriminelët dhe vetëm kur i vjedh votat. Prandaj shqiptarët kanë mbetur të fundit për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqiptarët janë të fundit për të penguar keqpërdorimin e qeverive për përfitime elektorale. Shqiptaret kanë mbetur të fundit në Europë për të numëruar, nxjerrë dhe pranuar rezultatet e zgjedhjeve.

Lexo edhe :  Fantazia e re e Berishës: Votat e emigrantëve u mbytën në Adriatik!

Por ndërsa shqiptarët kanë mbetur të fundit për një demokraci funksionale, Rama është renditur i pari jo vetëm në Europë për bllokimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për promovimin e kriminelëve në mandate politike, për vjedhjen e votave dhe për korrupsionin epidemik dhe kapjen e shtetit.

PAA ju bën thirrje partive të koalicionit por edhe partive të tjera dhe sidomos të rinjve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile të luftojnë me votë neo-diktaturën që po kërcënon përditë dhe më shumë.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët...

Lajme të tjera

Web TV