Për të marrë poste në Qeveri a do heqë dorë nga posti i Presidentit? Ja si përgjigjet Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë aludimet se ai pas zgjedhjeve të 25 prillit do japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit për të qenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar që do krijojë opozita në rast fitoreje.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se do i qëndroj premtimit që ka dhënë se do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës deri në fund të mandatit të tij, që përfundon deri në 24 korrik të vitit 2022.

“Dua t’ju siguroj, pa hyrë në përpjekje për të tërhequr vëmendjen, nga garantimi i zgjedhjeve të lira, ju them se në të gjitha rastet, unë premtimin që kam bërë deri në 24 korrik 2022 do të jetë këshjellë e pamposhtur, këtë do ta mbaj dhe në të gjitha mënyrat.

Për këtë institucion duhet jenë të qetë. Por ky nuk është problem i vetë. Gjatë këtyre viteve ka mbrojtur kushtetutën. Këtë premtim do e mbaj në të gjitha mënyrat!”, tha Meta.

Ndërsa lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, ai deklaroi se kjo situatë problematike ka 3 vjet që zgjat.

“Që me bllokimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe më pas keqfunksionimin e saj. Problematikat në vitin 2019 janë trajtuar në opinionin e Venecias. Edhe KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara. Problematikat e kosntatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera.

Që kanë të bëjnë me informacionin, dhe nuk e realizojnë në kohë. Presidenti kërkon të dijë se si institucionet kanë komunikuar me KED, dhe si KED nuk ka reaguar duke pranuar këtë zvarritje”, deklaroi kreu i shtetit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

"Çekiçi 14", Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Lajme të tjera

Web TV