Video/ Përmbytje dhe shkatërrime, ndodh e papritura me ciklonin në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cikloni “Ianos” ka goditur tashmë brigjet e Greqisë duke sjellë dëmtime në infrastrukturë në ishujt e Kefalonisë dhe Zakynthos.

Cikloni i goditi brigjet greke në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm me orën lokale. Por, meteorologët kanë bërë një zbulim të papritur në lidhje me rrugëtimin e tij.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, meteorolohët grekë kanë zbuluar mëngjesin e sotëm se cikloni ka ndërruar itinerar duke mos vijuar në drejtim të Atikës dhe përmes Greqisë.

Zakynthos, Ithaca dhe Kefalonia janë 3 ishujt ku cikloni ka lënë më shumë dëme duke shkatërruar varka në mole, përmbytje rrugësh dhe dëme të mëdha.

Në orët e fundit cikloni është infensifikuar teksa zv/ministri i brendshëm, i ngarkuar për Emergjencat Civile paralajmëron se 6-9 orët e ardhshme janë vendimtare për pjesën greke të goditur.

Jugu i Greqisë pritet ende të goditet më shumë nga cikloni, teksa erërat dhe shiu që e karakterizon do të arrijë deri në rajonin e Atikës, ku ndodhet kryeqyteti Athina.

Cikloni ka një “sy” me perimetër 50 kilometra, ndërsa erërat në atë zonë kanë një shpejtësi rreth 90 km/h.

Lajmi i mirë është se deri tani grekët janë treguar të kujdesshëm dhe kanë marrë masat pasi asnjë i lënduar nuk është regjistruar nga cikloni dhe forca e tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe...

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të jetë tashmë e “gjendshme” për...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Lajme të tjera

Web TV