Greqi/ Cikloni “Ianos” shkakton përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rajone të shumta në Greqinë Perëndimore janë alarmuar për shkak të një stuhie të rrallë mesdhetare.

Erëra të forta me reshje shiu kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete. Zonat më të prekura nga cikloni janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali.

Shërbimi Zjarrfikës ka marrë mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë nga  zonat të cilat i ka prekur cikloni, ndërsa ka shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet.

Stuhia, e quajtur “Ianos”, shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në ishujt e detit Jon të Kefalonia, Zakynthos.

Sipas parashikimeve, kushtet klimatike pritet të përkeqësohen dhe deri të dielën moti i keq do të shtrihet nga brigjet perëndimore në ishullin e Kretës. Autoritetet gjithashtu raportojnë për rrezikun e përmbytjes për të paktën 24 orë.

“Ne jemi duke u përgatitur të përballemi me një fenomen të rrallë ekstrem të motit”, tha pak ditë më parën zëvendës ministri i Mbrojtjes, duke shtuar se qytetarët duhet të kufizonin lëvizjet në fundjavë.

Sipas tyre intensiteti dhe vijimi i ciklonit nuk mund të parashikohen me saktësi. Këto ciklone u shfaqën për herë të parë në Greqi në 1995 dhe janë bërë më të shpeshta vitet e fundit. Një stuhi e ngjashme goditi Greqinë në 2018. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald”/ Shkolla ku studionte 14-vjeçar homazhe për djalin

Shkolla, ku studionte Eraldi, që humbi jetën një ditë më parë gjatë sherrit me bashkëmoshatarin e tij, ka bërë...

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez, duke i dhuruar dhurata...

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të...

Dëmi nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

E teksa kryeministri Edi Rama premtoi dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur...

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm...

Lajme të tjera

Web TV