Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Greqia ‘humb’ veton, fuqinë e ‘Belerin’, rrezikon emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Jakin Marena

Fqinji ynë jugor Greqia është në një situatë të pakuptueshme, që nuk po arrijnë ta shpjegojnë as vetë politikanët dhe as analistët politikë të saj. Eshtë në një situatë shumë të komplikuar.

Një ‘rebus’ i pashpjegueshëm për të është fakti se si Shqipëria, një fqinj që jetonte nën lëvizjet e ‘humorit’ të Athinës, në mënyrë galante dhe të moderuar po i tregon me durim e siguri rregullat se si funksionon një vend me demokraci të konsoliduar dhe me institucione të konsoliduara.

Por po i jep ‘leksion’ dhe se si duhet të ndërtohen marrëdhëniet mes dy vendeve afër njëra tjetrës, pasi fqinji nuk zgjidhet asnjëherë por zgjedhja është të ndërtosh ura bashkëpunimi mes vendeve në funksion të bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.

E kemi fjalën për çështjen “Bejleri”, i cili është dënuar tashmë nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg për korrupsion zgjedhor, pasi i kap në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 në blerje vote, në përpjekje për të masivizuar mbështetjen në mënyrë fiktive dhe për ndryshuar rezultatin në favor të zgjedhjes si kreu i bashkisë së Himarës, sikurse ndodhi.

Duke mos hyrë në detajet e zhvillimit të këtij procesi, ia vlen të themi se ishte i pa-atakuar nga asnjë prej institucioneve ndërkombëtare, shoqatave për të drejtat e njeriut e mbi të gjitha as nga ana e aleatëve tanë të mëdhenj, SHBA, BE dhe Britania, që këmbëngulën me forcë, me gjithë thirrjet e Athinës zyrtare, që drejtësia e re shqiptare të punonte pa presion politik, dhe aq më tepër pa presion të vendeve fqinje. Qofshin këto dhe të vendeve të BE, siç është rasti i Greqisë.

Athina zyrtare u gjet e papërgatitur nga kundërshtia e qeverisë shqiptare dhe vendosmëria e saj për të mos ndërhyrë në punët e drejtësisë së re, një kusht ky i panegociueshëm jo vetëm për vetë Tiranën zyrtare por dhe për procesin e anëtarësimit në BE. Pra është kusht që kërkohet dhe nga Greqia si vend anëtar i BE, pavarësisht se në rastin e “Bejlerit” vetë Greqia bëri presion deri në dëshpërim që Rama të ndikonte në vendimin e drejtësisë për kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës për ta liruar direkt nga burgu dhe për të bërë betimin.

E mësuar ndër vite për të ushtruar presion të fortë ndaj qeverive respektive shqiptare për të marrë maksimumin e pamerituar, arriti deri aty sa të marrë dhe pjesë të territorit shqiptar me qeverinë e Berishës, në atë që quhet ‘falja e detit’ por që për fat Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me votë unanime, e mësuar të përdorë operacionet ‘fshesa’ ndaj emigrantëve sa herë që ia donte interesi për të arritur diçka në kurriz të shqiptarëve, këtë radhë për Athinën zyrtare s’funksionoi.

Shqipëria nuk është më ajo e viteve më parë kur Greqia diktonte politikën e saj, madje duke arritur deri në përcaktimin e segmenteve të caktuara të kabinetit qeveritar, në përcaktimin e emrave të përveçëm në kabinetet qeveritare, e vijuar kjo dhe me këmbënguljen e fortë në kohët e fundit që Bejlerin progonatas vendi, të ishte me demomos kreu i bashkisë. ‘Kollovar’ në Himarë. Pavarësisht ‘arsenalit’ të akuzave që kishte në kurriz Bejleri, që nga vrasja e ushtarakëve në pikën kufitare të Peshkëpisë, e deri tek shkeljet e tjera për të cilat është dënuar në vitin 2003 pa bërë asnjë ditë burg sepse u zhduk nga qarkullimi, apo premtimet se do ta bëjë jugun helen dhe përpjekja për këtë qëllim përmes dhënies së shtetësisë apo pasaportes greke në këmbim të votës.

Kuptohet që në ndihmë për arritjen e këtij qëllimi, kishte dhe mbështetjen e ‘kallauzëve’ shqiptarë, pasi në kundërshtim me të gjitha ligjësitë politike, Fredi Bejleri i shpallur armik i shqiptarëve nga Sali Berisha në kohën kur ishte president dhe më vonë, u kandidua pikërisht nga koalicioni i drejtuar po prej Sali Berishës, si përfaqësues i tij për kryetar i bashkisë së Himarës.

Dhe në betejën për “Bejlerin” për ta nxjerrë nga burgu me vendim politik, Athina zyrtare ishte e vetme. Për herë të parë, aleatët e mëdhenj, që nga SHBA, BE, Britania por dhe zërat e fortë brenda BE-së si Gjermania dhe Franca, u vunë kundër fqinjit tonë jugor, duke i kujtuar se nuk duhet të ndërhyhet në punët e drejtësisë shqiptare, dhe se Bejleri duhet të trajtohet si të gjithë qytetarët apo zyrtarët e tjerë shqiptarë që janë nën hetim apo janë dënuar me burg.

Dhe nuk janë pak, pikërisht nga radhët e përfaqësuesve të kësaj mazhorance të drejtuar nga Edi Rama. Janë 5 apo 6 kryetarë bashkie të dënuar apo nën hetim, më i fundit, si për ironi të fatit është pikërisht kreu në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Për shpërdorim detyre ky i fundit. Dhe i denoncuar pikërisht nga Bejleri. Pa llogaritur një zv.kryeministër të pandehur e në arrati, ish ministra dhe ish deputetë të arrestuar dhe dënuar, pikërisht nga radhët e mazhorancës.

Dhe SPAK e Gjykata e Posaçme s’kanë pasur asnjë presion, asnjë ndërhyrje madje asnjë ‘rixha’  nga mazhoranca e Edi Rama për t’i liruar nga burgu apo për t’i lehtësuar nga akuzat. Përkundrazi drejtësia e re ka marrë mbështetjen maksimale nga kjo mazhorancë dhe kreu i saj Rama për t’i nxjerrë ‘ujin e zi’ korrupsionit dhe vënë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar. Cilido niveli të ketë qënë, pa asnjë dallim kahjeje politike.

Dhe falë këtij qëndrimi të Tiranës zyrtare në raport me drejtësinë e re, por dhe qëndrimit të moderuar në raport me fqinjin tonë jugor, duke mos ia marrë seriozisht as mungesat e ftesave në takimet informale nga Athina zyrtare, e treguar qartë me ftesat e mëpastajme për të nga ana e qeverisë shqiptare për pjesëmarrje në samitet e njëpasnjëshme të Tiranës, e deri tek përurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëria mori mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj, SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

Mbështetja arriti deri atje, sa kërcënimit të Greqisë për vendosjen e vetos ndaj Shqipërisë në përpjekje për të bllokuar procesin e anëtarësimit në BE, iu kundërpërgjigj me vendimin për heqjen e vetos dhe marrjen e vendimeve me shumicë të cilësuar për zgjerimin e BE. Duke e konsideruar kërcënimin e Athinës zyrtare për vendosjen e vetos për integrimin, nga zemërimi për Belerin, si një akt të papranueshëm dhe që nuk mund të merren në konsideratë marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve, në raportt me zgjerimin e BE. Kujtojmë deklaratat e forta të Scholz këtu.

Lexo edhe :  Adoleshentët shqiptarë, me thika në çantat e shkollës dhe drogë pas murit të shkollës

Pra Greqia e ‘humbi’ veton, me të cilën mbajti peng Maqedoninë e Veriut deri sa e detyroi të ndryshonte dhe emrin e shtetit, dhe kërcënonte për bllokimin e bisedimeve të Shqipërisë me BE për procesin e anëtarësimit. Por bashkë me veton Greqia humbi dhe fuqinë, duke humbur njkëherësh dhe statusin si fuqi rajonale dhe partner serioz me aleatët tanë të mëdhenj.

Duke vënë marrëdhëniet thellësisht bilaterale dhe thellësisht ‘cic mice’ ballkanike, mbi interesat e Unionit, Greqia në sytë e liderëve të BE por dhe SHBA, u tregua si një lojtar i vogël ballkanik dhe një partner aspak i sigurtë, teksa përballë botës demokratike qëndron Rusia agresore, që ka pushtuar pjesë të Ukrainës e po vret qytetarët ukrainas e kërcënon Evropën e më gjërë me luftë.

Dhe zhvendosja e ‘aksit’ të sigurisë nga Athina në Tiranë, prej aleatëve tanë të mëdhenj, është evidentuar dhe nga vetë media greke, e cila ka lëshuar alarmin se Greqia e ka humbur fuqinë, ka humbur aleatët e mëdhenj, të cilët i ka marrë Shqipëria, ndaj duhet që të mos merren më me një çështje të humbur si ajo e “Bejlerit”, por të rivendosin lidhjet me fqinjët për të tentuar që të marrë sërish në dorë ‘skeptrin’ e liderit të rajonit të Ballkanit, të cilin e ka humbur. Pasi po dalin fuqi të tjera rajonale në pah, që po manovrojnë me shkathtësi duke ofruar siguri, besnikëri, politikë të moderuar dhe stabilitet në rajonin e trazuar të Ballkanit, i cili është nën goditjen e Rusisë, në përpjekje për zgjerimin e ndikimit të saj në rajon.

E thënë më thjeshtë, analistët politikë dhe media greke i kanë bërë thirrje qeverisë së Kyriakos Mitsotakis që të ndryshojë qasjen ndaj qeverisë së Tiranës, sa nuk është vonë, pasi çështja “Bejleri” jo vetëm që nuk solli asnjë përfitim, por përkundrazi e vuri Athinën në një pozitë shumë të vështirë përballë vendeve të rajonit, aleatëve dhe mbi të gjitha nxori zbuluar dhe pafuqinë greke në raport me Shqipërinë dhe mungesën e mbështetjes së aleatëve të mëdhenj.

Kjo me sa duket nuk po kuptohet ende nga segmente të caktuara  të politikës greke, deri lart në qeveri, pasi i është rikthyer kohëve të shkuara, teksa tenton të luajë kartën e emigrantëve. Duke tentuar t’i vërë në pozitë të vështirë për lejet e qëndrimit apo presioneve të tjera përmes mediave radikale, teksa paralajmërohet ndonjë ‘fshesë’ e re për emigrantët shqiptarë. Pavarësisht se e moderoi më pas po vetë vendimin për lejet e qëndrimit për emigrantët.

Eshtë një veprim i gabuar, i cili është vënë në dukje dhe nga ana e analistëve politikë dhe medias greke një kërcënim i tillë. Pasi për ta, nuk ka shpjegim se si mund të hidhet në erë politika e një vendi anëtar të BE, për Bejlerin, një përfaqësues të një partie si “Agimi i Artë”, parti e cila është nxjerrë jashtë ligjit dhe nga vetë shteti grek. Eshtë kosto e lartë dhe e panevojshme.

Për më tepër që analistët politikë grekë bëjnë thirrje që goditjes që mori Athina nga ana e vendeve të Unionit për heqjen e vetos për zgjerimin në BE, të mos i shtohet dhe gabimi tjetër i madh i lojës me emigrantët shqiptarë. Jo vetëm që parashikohet kosto politike por mbi të gjitha dhe financiare për vetë shtetin grek.

Dihet se në Greqi ka shumë emigrantë shqiptarë. Ka nga ata që kanë lindur në Greqi dhe janë bërë me fëmijë vetë, janë stabilizuar në vendin fqinj, janë integruar në shtetin grek, paguajnë taksa, kanë hapur biznese, kanë blerë shtëpi dhe shkollojnë fëmijët e tyre në të gjitha nivelet e arsmit. Eshtë më se e vërtetë se një shumicë e madhe prej tyre pasi kanë marrë letrat greke ose jo kanë lëvizur drejt vendeve të BE, kryesisht në Gjermani dhe Francë, duke u instaluar atje dhe duke e ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Por ama Greqia ka nevojë për krahun e punës, nga Shqipëria qoftë dhe për punësime sezonale apo dhe për këta emigrantët që ende nuk kanë arritur në fundin e procesit të mundimshëm të lejes së qëndrimit, është një furnitore e tregut grek të punës. Ullinjtë, pemëtoret, serat dhe ndërtimi kryesisht presin kontributin e këtyre punëtorëve shqiptarë. Me leje qëndrimi në përfundim procesi apo dhe me punësim sezonal.

Ndaj mendjet e kthjellëta të politikës, analizës politike dhe mediave në Greqi i bëjnë thirrje qeverisë greke që të tregohet e matur dhe të ndryshojë qasje në marrëdhëniet me Shqipërinë. Teksa shohin përditë e më shumë aleatët e mëdhenj që bëhen jo vetëm indiferentë por dhe të ashpër ndaj Athinës zyrtare, teksa shohin se dhe qeveria shqiptare nuk është e shqetësuar nga veprimet e qeverisë greke, teksa shohin se tashmë BE po i heq dhe ‘armën’ me të cilën bënte presion Greqia ndaj fqinjëve, veton, dhe mbi të gjitha teksa sheh lajmërimet e shumta për punët e ditës që kanë mbetur kapicë, thirrja ndaj Mitsotakis është që të mbledhë veten dhe të ndryshojë qëndrim në raport me Tiranën zyrtare.

Ta mësojë më në fund se Shqipëria nuk është më ajo e para shumë viteve, e nuk sygjestionohet nga presioni grek. As nga Bejleri apo lajmet se mund të kandidojë për Parlamentin Evropian si përfaqësues i Demokracisë së Re. Pra nuk bindet më Shqipëria me një ‘fishkëllimë’ që të veprojë kundër interesave të saj, vetëm pse bën presion Greqia për interesat e saj, thellësisht të ngushta.

Kohët kanë ndryshuar, qasja e aleatëve të mëdhenj dhe përzgjedhja e liderëve rajonalë është drejt rikonturimit me një ndryshim të thellë. Tashmë kontaktet kalojnë nga Tirana.

Të fundit

“Na ishte një herë Amerika”, krijimi i një miti në kinema

Nga Leonard Veizi Thjesht ka shumë pak filma që mund t’ia kalojnë në garë kryeveprës së Sergio Leones. Sepse vetëm...

Korça tkurret në Parlament, Tirana me një deputet më shumë

Për shkak të uljes së numrit të votuesve, Qarkut të Korçës i hiqet një deputet dhe i kalon Tiranës. Vendimi u mor dje nga...

Horoskopi ditor, 7 Dhjetor 2024

Dashi Ky është muaji i ndjenjave, i emocioneve dhe i dashurisë. Por këtë të shtunë, këshillohet që ta kaloni në qetësi. Bëni pak durim se...

Atalanta e papërmbajtshme, “bergamaskët” mposhtin Milanin dhe marrin kreun e Serie A

Milani ka pësuar disfatë 2-1 në udhëtim te Atalanta pas shtatë ndeshjeve pa humbje. Pas vetëm 12 minutash lojë, Charles de Ketelaere kaloi Atalantan në...

Lajme të tjera

Web TV