Lajm i fundit/ Fjolla Morina arrestohet me armë në Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare  e Morinës ka arrestuar këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Mësohet se këngëtarja është kapur me armë zjarri me vete, ndërsa tentoi të futej në Shqipëri.

Mësohet se si rezultat i kontrolleve te shtuara dhe analizës se rriskut, ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dyte një automjet tip Audi që drejtohej nga këngetarja.

Gjate kontrollit, asaj ju gjet ne çantën e dorës nja armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Njoftimi i policisë: 

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak. Vihet në pranga një 34 vjeçare që posedonte armën e zjarrit.

Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Lexo edhe :  Mbërrin në Rinas Florenc Çapja! Masa të forta sigurie për të ekstraduarin nga Dubai

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak. Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gara për titull në Serie A, Napoli ruan diferencën duke mbetur më afër trofeut

Gara për titull në kampionatin Italian vijon të jetë emocionuese, me Napolin që është vetëm 3 përballje larg fitimit...

Laç/ Pasi ‘fërkuan’ pasqyrat e makinave, të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Laç. Klevis Ndreca ka qenë në...

Trazirat në Champions ndaj Arsenalit, UEFA gjobit Real Madridin

Organi i Kontrollit, i Etikës dhe i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Real Madridin me 15,000 euro për sjelljet raciste të tifozëve të tij...

Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit?

Dashi – Rio de Janeiro, Brazil I zjarrtë dhe impulsiv, Dashi ka nevojë për një qytet që nuk fle kurrë. Rio ofron plazhe si Copacabana,...

“Ferma e Kafshëve” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pas 5 vitesh

Një nga veprat më të fuqishme dhe të diskutuara të letërsisë moderne, “Ferma e Kafshëve” e Xhorxh Oruell, rikthehet në skenën shqiptare përmes një...

Lajme të tjera

Web TV