Video/ Zjarr në Bashkinë e Kamzës, tym i zi e flakë në hyrje të institucionit

Një zjarr ka përfshirë këtë paradite Bashkinë e Kamzës. Mësohet se është përfshirë nga zjarri pjesa hyrëse e këtij institucioni.

Në disa pamje të siguruara, duket qartë tymi i zi dhe flakët në Bashki. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Ka qenë ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ai që publikon videon nga bashkia, ku duket tymi dhe flaka në hyrje të institucionit.

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al