FNSH zbarkon në Elbasan, kontrolle të imtësishme automjeteve dhe qytetarëve

Policia dhe efektivët e FNSH-së janë duke kryer kontrolle në qytetin e Elbasanit.

Mbrëmjen e sotme kontrolle po kryhen në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku po kontrollohen me imtësi automjetet që kalojnë.

Aksioni i policisë në Elbasan ka nisur që prej 3 ditësh, ndërsa janë arrestuar edhe 2 persona të shpallur në kërkim, të cilët janë dënuar për vrasje dhe krime të tjera.

Kontrolle ka patur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa vigjilenca e efektivëve është rritur pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në vendin tonë. Ka.Li/fjala.al