Fotografitë bëjnë historinë, e sidomos ato të shkrepurat në momentin e duhur, pasi na njohin me momente të rëndësishme personale, familjare, por edhe të kombeve.
Në fotografi një agjent i FBI-së, i veshur me rroba banje, i dorëzon 1 milion dollarë një bande të armatosur si shpërblim për lirimin e 86 pengjeve.
Miami, korrik 1972.

Dollarët, të futur në një çantë me peshë mbi 30 kg, u dorëzuan nga agjentët me rroba banje, për të treguar se ata nuk kishin armë dhe më pas rrëmbyesit e detyruan pilotin të drejtonte avionin për në Algjeri.
Qeveria socialiste algjeriane kishte marrëdhënie të këqija me Shtetet e Bashkuara dhe lejoi që avioni te ulej duke i lënë të lirë rrëmbyesit por konfiskoi një milion dollarët dhe ua ktheu Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Ra.My.Fjala.al/