“Jeta na sjell sfida”, Encës i ndodh e papritura (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku tregon se ka qenë pre e një incidenti dhe ka thyer këmbën.

“Jeta na sjell të papritura dhe sfida që as nuk i kishim çuar nëpër mend, çfarë mund të bëjmë ne, t’i përballojmë si kampiona. 1 thyerje këmbë & 1 operacion më vonë, ja ku jam si MbretEnca”.

“Falënderuese dhe e bekuar për jetën time, dhe me përkrahjen tuaj emocionale e do që do ta kaloj më lehtshëm”, ka shkruar 24 vjeçarja.
Ndërkaq, artistja nuk ka bërë të ditur se si ka ndodhur ky incident. Ka.Li/fjala.al

https://www.instagram.com/p/CFXCypWHFVf/?utm_source=ig_embed