Meta në Dibër: Braktisja e këtyre krahinave mund të jetë fatale për të gjithë kombin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka mbetur i mallëngjyer nga vizita në Dibër ku po merr pjesë në aktivitete të ndryshme.

Meta ka shkuar në vendlindjen e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit për të vlerësuar figurat e shquara dibrane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se shpopullimi i Dibrës është i dhembshëm, pasi sipas tij braktisja e këtyre krahinave tradicionale që kanë qenë burim i identitetit tonë kombëtar e kulturor, mund të jetë fatal për të gjithë kombin.

“Vizita në Dibër dhe takimi me dibranët është përherë një kënaqësi e veçantë për mua! Për më tepër kur kjo vizitë lidhet me vlerësimin e figurave të shquara dibrane të atdhedashurisë, këngës, artit, kulturës, folklorit dhe muzikës.

Gjithë kombi përulet me nderim e mirënjohje ndaj kontributit të dibranëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut, por edhe për ndikimin e madh që kanë pasur në botën dhe kulturën shqiptare.

Për shqiptarët Dibra është shumë e shtrenjtë, siç është edhe Atdheu për dibranët.

Kjo trevë, me nëntë malet e saj të lartë ka qenë në shekuj kështjella natyrale e lirisë së shqiptarëve, një nga epiqendrat më të spikatura dhe më të flakta të shqiptarizmit dhe betejave për liri!

Dibra me këtë histori dinjitoze e panoramë mahnitëse dhe me këtë popull kaq vital e me virtyte nuk duhet të braktiset më!

Ky shpopullim është i dhembshëm, pasi braktisja e këtyre krahinave tradicionale që kanë qenë burim i identitetit tonë kombëtar e kulturor, mund të jetë fatal për të gjithë kombin.

Është momenti që të gjithë të kthejmë më shumë vëmendjen ndaj ruajtjes, jo vetëm të vlerave më të mira të kulturës dhe identitetit tonë kombëtar, por mbi të gjitha për të rikthyer njerëzit dhe rininë në këto troje, që meritojnë të gjallërohen sërish.

Lexo edhe :  Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

KOHA ËSHTË TANI!

Faleminderit nga zemra banorëve të mrekullueshëm të Dibrës për pritjen e ngrohtë dhe bujare”, shkruan Meta.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV