Moto GP, Maverik Vinjales triumfon në garën e 7-të, i gjithë podiumi foli spanjisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëhet fituesi i 6-të i ndryshëm në këtë sezon, i gjithë podiumi foli spanjisht. Në një garë që ka dhuruar emocione nga fillimi deri në fund, Maverik Vinjales ka triumfuar në garën e së dielës në Çmimin e Madh të Emilja-Romanjës në Moto GP, që u zhvillua të dielën dhe, sikundër të gjitha garat e e këtij sezoni u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Maverik Vinjales korri fitoren e parë në këtë sezon të nivelit më të lartë të Botërorit të Motoçiklizmit, Moto GP, pasi një rrëzim në fund i kryesuesit për shumë xhiro, Françesko Banjajës, i dhuroi pilotit të “Jamaha”-s zyrtare kreu e podiumit në Çmimin e Madh të Emilia Romanjës.

Vinjales vuajti duke u nisur nga vendi i parë në garën e parë që u mbajt po në pistën e Mizanos fundjavën e shkuar, për shkak të zgjedhjes së gabuar të gomave, por një ndryshim në përgatitjet e garës së të dielës nënkuptoi se ai ishte shumë më i fortë që nga nisja. Ai mori kryesimin në nisje, teksa parakaloi në kthesën nr. 4 Xhek Millerin, i cili nga ana a e tij u dorëzua në xhiron e 8-të pas një problemi në motor.

Piloti tjetër i “Dukati”-t klient të “Pramak”-ut, e parakaloi spanjollin e “Jamaha”-s po në kthesën nr. 4 në xhiron 6-të, duke vijuar ta thellojë kryesimin, teksa prapa tij u rrëzuan me radhë Brad Binderi, Valentino Rosi e të tjerë.

Por teksa Banjaja shkoi deri në 1.4-1.6 sekondë kryesim kundrejt Vinjalesit, Pol Espargaro dhe Fabio Quartararo bënë një sulm të ashpër për të arritur podiumin. Por kthesa e 6-të e xhiros së 21-të do të rezultonte fatale për italianin e “Dukati Pramak”-ut, i cili u rrëzua, duke ia dorëzuar kështu kryesimin Vinjalesit, i cili nuk e lëshoi më, duke u bërë fituesi i 6-të i ndryshëm në këto 7 gara të këtij sezoni dhe duke u rikthyer në garën për titull.

Lexo edhe :  Media polake: Shqipëria, destinacioni perfekt për pushime në 2024

Beteja për vendin ishte e ethshme, por ishte piloti i “Suzuki”-t, Joan Mir, ai që e fitoi atë, edhe pse e nisi garën nga vendi i 11-të, ndërsa vendin e 3-të në garë e mori Fabio Kuartararo, i cili u detyrua t’ia linte shkallën më të ulët të podiumit Pol Espargarosë, sepse francezi i “Jamaha”-s kliente të “Petronas”-it shkeli më shumë se ç’lejohej kufizimet e pistës dhe nuk respektoi kryerjen e ndëshkimit. Përfundimisht, i gjithë podiumi i garës italiane foli spanjisht.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai...

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur...

Cilat janë degët që kanë pësuar rënie të kërkesave për regjistrim dhe cilat rritje

Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e tregut global të punës, teksa shihet një prirje në rritje për degët e mjekësisë...

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica. Autori...

“Ti s’ke fytyrë, pse lyhesh?!” Graciano me tone ofenduese ndaj Heidit

Balerini Graciano Tagani nuk ndalon së akuzuari Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të dalë jashtë, balerini e pyet...

Lajme të tjera

Web TV