Shpëtohet në Shqipëri lejleku që po shtegtonte nga Sllovenia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lejlek i ri u shpëtua dhe u dërgua në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egër në Divjakë-Karavasta.

Shoqata “Shpendët e Shqipërisë” bëri të ditur sot se lejleku është unazuar nga Muzeu i Historisë të Natyrës të Sllovenisë. Gjatë rrugës së shtegtimit nga vendlindja drejt Afrikës, ky lejlek duket se ka kaluar peripeci të shumta dhe jo të këndshme.

“Pas lënies së folesë, lejleku me shumë gjasë është sulmuar nga ndonjë shpend grabitqar apo është aksidentuar duke marrë një plagë të rëndë pranë gjoksit. Pas kësaj është gjetur nga qytetarë dhe është dërguar në një qendër shpëtimi për jetën e egër ku ka marrë trajtimin e duhur për plagët dhe më tej është lëshuar sërish.

Në datë, 15 shtator ky individ u raportua në Ulqin, nga kolegët e qendrës Malazeze për Studimin dhe Ruajtjen e Shpendëve (CZIP) dhe 2 ditë më vonë lejleku është ulur në gjendje të dobët fizike në qendër të Tiranës, ku u kap dhe u mbajt në gjendje kaptiviteti deri sa fotografi i mirënjohur Albert Cmeta mësoi mbi rastin dhe ndërhyri për ta shpëtuar”, – theksoi shoqata.

Pas kontaktit që shoqata pati me Albert Cmeta, vlerësoi gjendjen e shpendit dhe vendosi  ta dërgojë për disa ditë trajtimi në qendrën e rehabilitimit në Divjakë. Krahas nënpeshës, vlerësimet paraprake sugjerojnë se shpendi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mund të lëshohet pas disa ditësh.

“Ne kemi kontaktuar unazuesit e shpendit për të marrë më shumë të dhëna rreth historisë së këtij individi të cilat do i përcjellim tek ju në vijim. Në këtë rast dëshirojmë të shprehim mirënjohje të dalluar dhe të falënderojmë fotografin e Cmeta për kontributin kryesor të dhënë në shpëtimin e këtij shpendi si dhe punonjësit e qendrës së rehabilitimit të shpendëve të egër në Divjakë-Karavasta, për punën e shkëlqyer që bëjnë e cila pasqyrohet më së miri nga rezultatet e rehabilitimit të shpejtë dhe të suksesshëm të pothuajse të gjithë ekzemplarëve që trajtohen”, – tha shoqata.

Lexo edhe :  Ministria e Bujqësisë hap aplikimet për Skemën e Investimeve

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Lajme të tjera

Web TV