Dëmshpërblimet për tërmetin/Veliaj: Procesi po vazhdon normalisht, prioritet për rastet më urgjente

Kryetari i Bashkisë së Tiranës këtë mëngjes ka folur për procesin e dëmshpërblimeve për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Në emisionin “Koha për tu zgjuar” Veliaj është shprehur se procesi i dëmshpërblimeve po vijon normalisht dhe se 90% e rasteve kanë shkuar shumë mirë.

Ndër të tjera kryetari i Bashkisë duke shpjeguar se si po shkon ky proces ka thënë se nga 11 mijë aplikime që janë bërë për shtëpi të reja deri tani janë miratuar 6 mijë prej tyre.

Veliaj është shprehur se në këtë proces ka prioritete për rastet më urgjente, pasi kanë gjatë verifikimeve kanë vënë re se nga 11 mijë aplikime 1 mijë prej tyre kanë shtëpi të dyta dhe të treta dhe kjo kategori sipas tij duhet të presë. /Ra.My.Fjala.al/