Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Hematologu Sotiraq Lako: Anemia, një problem mjekësor i keqvlerësuar dhe i keqmjekuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjeku hematolog Sotiraq Lako, tregon shkaqet e anemisë, si dhe faktorët që përcaktojnë praninë ose mungesën e shenjave klinike të anemisë. Teksa thekson shkaku i anemisë është më i rëndësishëm se dhe vetë mjekimi, hematologu tregon problemet më të shpeshta që hasim në vlerësimin dhe trajtimin e anemisë në vendin tonë.

Nga Ina Allkanjari

Anemia është sëmundja më e shpeshtë hematologjike. Tradicionalisht, vlera klinike e anemisë është nënvlerësuar. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjeku hematolog Sotiraq Lako, tregon se në praktikën tonë mjekësore anemia keqvlerësohet, keqdiagnostikohet, si dhe keqmjekohet. Sipas tij, zbulimi i shkakut të anemisë, është më i rëndësishëm se dhe vetë mjekimi i anemisë (shkaku i anemisë mund të jetë një sëmundje malinje). Ndërkohë mjeku thekson se mostrajtimi i anemisë ka pasoja në kostot e kujdesit shëndetësor dhe ulje të produktivitetit në punë. Pra, anemia duhet vlerësuar dhe trajtuar siç duhet nga mjekët, nëse nuk munden, duhet ta dërgojnë pacientin te hematologu.

Çfarë është anemia dhe çfarë e shkakton atë?

Nga ana fizpatologjike, anemia përkufizohet si pakësim i masës totale të eritrociteve në qarkullim, ajo nga ana funksionale përkufizohet si pakësim i kapacitetit transportues të gjakut për oksigjenin me pasojë hipoksinë indore. Funksioni i parë i gjakut, identifikimi i tij, është transporti i oksigjenit. Të gjitha qelizat varen nga oksigjeni për të jetuar, shkallë të ndryshme të anemisë do të kenë shkallë të ndryshme hipo-oksigjenimi qelizor dhe pasojash klinike, dhe kjo do të përcaktohet nga shpejtësia e instalimit të anemisë, grada e saj, mosha e pacientit dhe kurba e disocimit të hemoglobinës nga oksigjeni, siç do të shohim më poshtë. Termi “anemi”, i përdorur në mjekësinë klinike i referohet reduktimit poshtë vlerave normale të pranuara të hemoglobinës (sipas moshës dhe seksit të personit) me ose pa ulje të numrit absolut të eritrociteve. Pakësimi i hemoglobinës çon në shfaqjen e simptomave dhe shenjave të anemisë.

 Për shkak të numrit të madh të eritrociteve që prodhohen çdo ditë nga PKK, kërkohen shumë pararendës për prodhimin e qelizave të reja dhe të sasive të mëdha të hemoglobinës.

Këto substanca janë:

 

  1. Metalet: hekur, manganez dhe kobalt.
  2. Vitamina: Vitamina B12, Acidi Folik, Vitamina B6, Vitamina C, Vitamina B1, Vitamina B2, Vitamina E
  3. Aminoacidet.
  4. Substanca rregullatore: Eritropoetina, faktorët e rritjes, androgjenët, glukokortikoidët, Tiroksina.

Disa të dhëna për serinë e kuqe tek adultët (Seria Eritrocitare)

 

  1. Hemoglobina (gr/dl): 13.0-16.5 (meshkuj) dhe 12-16.0 (femra).
  2. Numri i eritrociteve (RBC, në milion/mm3): 4.3-5.5 (meshkuj) dhe 4-5.3 (femra).
  3. Hematokriti (Hct ose PCV në %): 39-49.5 (meshkuj) dhe 36-48 (femra).
  4. Retikulocitet, vlera normale është 0-20 ‰ ose 0-2 %.

 

Cilat janë kriteret e anemisë tek adultët?

 

Nga ana sasiore, anemia është pakësimi me 20% i vlerave respektive të referimit për hemoglobinën. Vlerat e hemoglobinës (në nivelin e detit) sipas OBSH-së, për të përcaktuar aneminë dhe rëndësinë e saj kur është e pranishme, paraqiten si më poshtë*.

 

Standardet e OBSH-së për të përcaktuar aneminë Anemia
Mosha dhe gjinia Kufiri i Hb (g/dl) E lehtë (g/dl) Mesatare (gr/dl) E thellë (g/dl)
Fëmijë (0.5-5.0 vjeç) 11.0 10.0-10.9 7.0-9.9 <7.0
Fëmijë (5-12 vjeç) 11.5 11.0-11.4 8.0-10.9 <8.0
Fëmijë (12-15 vjeç) 12.0 11.0-11.9 8.0-10.9 <8.0
Grua, jo-shtatzënë (>15vjeç) 12.0 11.0-11.9 8.0-10.9 <8.0
Grua, shtatzënë 11.0 10.0-10.9 7.0-9.9 <7.0
Meshkuj (>15vjeç) 13.0 11.0-12.9 8.0-10.9 <8.0

 

 

A mund të na bëni një klasifikim të anemive?

 

Anemitë mund të klasifikohen sipas skemave të ndryshme, por në praktikën mjekësore përdoret: Klasifikimi Morfologjik (Citometrik) i anemisë, që mbështetet në përmasat e eritrociteve (MCV) dhe parametrave të përmbajtjes së Hb (MCH). Është më e lehtë dhe më pak e kushtueshme.

 

  1. Anemia Hipokrome Mikrocitare: hemoglobina e ulur, MCV < 80 fl, MCH < 27 pg.
  2. Anemia Normokrome Normocitare: hemoglobina e ulur, MCV 80 – 100 fl, MCH 29,5 ± 2,5 pg.
  3. Anemia Makrocitare: hemoglobina e ulur, MCV > 100 fl, MCH > 32 pg.

 

Cilët janë faktorët që përcaktojnë praninë ose mungesën e shenjave klinike të anemisë?

  1. 1. Shpejtësia e instalimit të anemisë. Një anemi e instaluar shpejt (post hemorragjike, hemolizë) ka klinikë më të shprehur se kur instalohet gradualisht (Sistemi kardiovaskular ka më shumë kohë për t’u përshtatur).
  2. Shkalla e anemisë. Sa më e thellë të jetë anemia, aq më e theksuar është klinika. Klinika e anemisë shfaqet kur Hb është më pak se 9-10gr/dl. Por ka raste që pakësimi i Hb të jetë i theksuar dhe përsëri të mos ketë shenja ose të jenë shumë të pakta, nëse ajo është instaluar gradualisht dhe personi ka qenë i shëndetshëm dhe në moshë të re (si tek anemia nga mungesa e hekurit).
  3. Mosha dhe gjendja e përgjithshme e pacientit. Moshat e vjetra e suportojnë aneminë më vështirë se sa mosha e re dhe kjo lidhet me sistemin kardiovaskular dhe sëmundjet shoqëruese kardiopulmonare.
  4. Kurba e disocimit të Hb nga oksigjeni. Anemia shoqërohet me lehtësi më të madhe për të çliruar oksigjenin nga Hb tek indet.

Cilat janë problemet më të shpeshta që hasim në vlerësimin dhe trajtimin e anemisë në vëndin tonë?

 

1-Ka gjithmonë konfuzion se çfarë do të quajmë anemi. Disa mjekë e vlerësojnë duke u nisur nga vlera e eritrociteve, disa nga hematokriti, shumë pak nga vlera e hemoglobinës, që siç e shpjeguam më sipër, është kriteri bazë i vlerësimit. Popullata të ndryshme kanë diapazon të ndryshëm të vlerave normale të serisë së kuqe dhe përderisa në vendin tonë nuk i kemi këto vlera, duhet të pranojmë vlerat e referuara nga OBSH-ja, ose të mbështetemi në kritere të ndryshme (sipas laboratoreve, aparateve, traktateve hematologjike).

Lexo edhe :  "E shoh si kukull"/ Rama shpjegon pse mban “Putinin” në tryezën e punës

2-Anemia më e shpeshtë në praktikë është “anemia deficitare”. Këtu futen anemia nga deficiti i hekurit (Anemia Ferriprive), anemia nga deficiti i vitaminave (Vitamina B12 dhe Acidit Folik = Anemia Megaloblastike). Këto janë dhe anemitë më të keqvlerësuara dhe të keqtrajtuara. Anemitë deficitare janë pasoja të deficiteve përkatëse (në disa raste mund të jenë dhe të kombinuara).

Deficiti i hekurit (më i shpeshti në praktikë, sidomos për gjininë femërore) mund të vlerësohet me anë të Ferritinemisë dhe është më e përhapur (baza e ajsbergut) se anemia nga deficiti i hekurit (maja e ajsbergut) që është pasoja e tij. Për anemitë nga deficiti i vitaminave nuk kemi një markues si Ferritinemia, por parimi i tyre është i njëtë si për aneminë ferriprive. Zbrazen depot përkatëse (ose të kombinuara) dhe për pasojë shfaqet Anemia Megaloblastike. Mjeku nuk ka nevojë të gjejë shkakun e anemisë (është defiçiti), port ë shkakut të defiçitit. Dhe këtu është gabimi më i madh praktik. Personeli mjekësor dhe vetë populli mendon se është kequshqyerja.

Një organizëm i shëndoshë ka 8 vjet rezerva të hekurit, 2-4 vjet të vitaminës B12 dhe 2 muaj për Acidin Folik. Kjo do të thotë se nëse konsumohen normalisht për nevojat përkatëse, duhet të mos marrim për 8 vjet hekur, 2-4 vjet vitamin B12 dhe 2 muaj Acid Folik që të zbrazen depot dhe për pasojë të shfaqet dhe anemia përkatëse. Hekuri dhe acidi folik ndodhen në produktet bimore dhe shtazore, Vitamina B12 vetëm në ushqimet shtazore (dhe një sasi vetësintetizohet nga organizmi). Pothuajse nuk ekziston në praktikë si faktor i zbrazjes së depove përkatëse mosmarrja në ushqime e hekurit dhe e vitaminave.

Më tepër është një shkak ndihmës për shkaqet e tjera të zbrazjes së depove që janë këto sipas rëndësisë: humbja e hekurit (hemoragjia e vogël e përsëritur ku futet dhe dhurimi i përsëritur i gjakut), mbikonsumimi, mosthithja, mosmarrja në ushqime për deficitin e hekurit (hipoferritinemia) dhe mbikonsumi (proliferim malinj/beninj qelizor), mosthithje, mosmarrje e vitaminave për deficitin e Vitaminës/Vitaminave B12 dhe Acid Folik (B9). Dhe gabimi tjetër praktik “anemia mjekohet me ushqime”. NUK KA ASNJË ANEMI QË KORRIGJOHET ME USHQIME. Maksimumi i hekurit ditor që mund të arrijë të marrë një njeri në maksimumin e ushqyerjes së tij është 10-14 mg. Doza ditore terapeutike e hekurit është 200 mg hekur elementar në ditë për adultët, sasi që gjendet në 4.5 kg mish të kuq dhe kjo për të paktën 3 muaj rresht (1-1,5 muaj për korrigjimin e anemisë dhe 1,5 muaj plus për korrigjimin e depove përkatëse). Përdorimi i shpretkës, verës së kuqe, spinaqit etj është një buadallallëk i vërtetë të cilin nuk po arrijmë ta heqim. Mjekët të mësohen të kërkojnë Ferritineminë, ideale ishte të kishim dhe një markues të tillë dhe për vitaminat.

3-Të luftohet për t’u gjetur dhe nëse është e mundur të eliminohet jo shkaku i anemisë (ai dihet që është deficiti përkatës), por shkaku i deficitit/deficiteve (në rastin e kombinuar) ku në bazë të tyre mund të jenë dhe sëmundje malinje. Pra mjekët të mos mjaftohen thjesht me faktin e mjekimit të anemisë, por të korrigjimit të saj të plotë, të korrigjimit të depove (në vëndin tonë pasi korrigjohet anemia mjekët dhe vetë njerëzit e ndërpresin mjekimin) dhe të eliminimit ose të paktën të kompensimit të shkakut të deficitit/deficiteve. Në rast se këto realizohen, patologjia hematologjike shërohet dhe nuk ka shumë sëmundje që shërohen. Pjesa më e madhe e tyre mjekohen. Me mënyrën si i vlerësojnë dhe i mjekojnë anemitë deficitare në Shqipëri mjekët tentojnë ta mjekojnë, por asnjëherë ta shërojnë. Në rast se shkaku/shkaqet e deficitit/deficiteve nuk eliminohen ose të paktën të kompensohen, anemitë deficitare mund të korrigjohen plotësisht, por deficiti me ose pa anemi do të përsëritet (në varësi të madhësisë së shkakut. Dhe për këtë nuk e ka më fajin hematologu, as preparati, por fakti që nuk është eliminuar ose korrigjuar shkaku/shkaqet dhe kjo kërkon bashkëpunimin me specialitete të tjera (gjinekologun, gastrologun, urologun).

4-Abuzohet me fjalën “mjekohem me hekur” dhe me përdorimin e kotë të Vitaminës B12 (“për të rritur fuqinë” 5-10 ditë Vitamina B12 I/M). Mjekimi duhet bërë me dozën optimale mjekuese ditore për kohën e caktuar deri në korrigjimin e plotë të anemisë (Hb≥ 12 gr/dl te femrat dhe ≥13 gr/dl te meshkujt (jo përmirësim i saj siç ndodh në praktikën tonë mjekësore) dhe pasi korrigjohet anemia do të vazhdohet mjekimi deri në korrigjimin e depove dhe vetëm atëherë detyra është bërë siç duhet.

5-Anemia e lehtë, e mesme, e thellë njësoj vlerësohen dhe mjekohen. Po ky vlerësim dhe mjekim ka vlerë dhe kur zbulojmë fazën e deficitit, pa u instaluar akoma anemia. Anemitë e lehta dërgojini te specialisti t’i vlerësojë dhe mjekojë. Një pjesë e rëndësishme e anemive të lehta në vëndin tonë janë të lindura (Talasemia Minor) që sigurisht në shumcën e rastve nuk vlerësohet siç duhet.

6-Nëse vendosni të kontrolloheni për një patologji të gjakut të fillohet me: gjak komplet + trombocit + retikulocit, ferritinemia, elektroforeza e hemoglobinës (bartësit e drepanocitozës nuk zbulohen me analizën e gjakut periferik). /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Sëmundja që ndryshoi jetën e Selena Gomez… Çfarë është Lupus?

Lupusi, i cili ka prekur thellë jetën e Selena Gomez, është një sëmundje në të cilën sistemi imunitar sulmon indet e...

Kush është aktorja shqiptare që ka luajtur me të madhen Sophia Loren

Një ndër shqiptarët që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë është Xhilda Lapardhaja, vajza e re nga Berati. Xhilda është aktore shumë e njohur...

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Drejtorisë së Burgjeve dhe Bashkisë Elbasan

Sot, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit të Elbasanit "Qemal Baholli", u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis kësaj biblioteke dhe Institucionit të Paraburgimit Elbasan....

Mbi 100 mijë turistë në Përmet/ Në qytetin e luleve rreth 30% më shumë turistë se vjet

Përmeti i Vjosës, luleve e njerëzve të ngrohtë ka pritur e përcjellë turistë nga anë e kënd botës këtë vit. Sipas të dhënave qytetin e...

Sa i jashtëzakonshëm është trupi i njeriut! Faktet interesante që nuk i dëgjojmë përditë

Ja disa kuriozitete interesante për trupin e njeriut: 1. Zemra: Zemra e njeriut rreh mesatarisht 100,000 herë në ditë dhe pompon rreth 7,500 litra gjak...

Lajme të tjera

Web TV