Lleshaj në Liban: Na ndihmoni të shpëtojmë fëmijët shqiptarë në Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet siriane po shpresojnë që të rikthehen në vendin e tyre dhe të shpëtojnë prej tmerreve të luftes dhe vuatjes.

Protesta e zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë përpara Kryeministrisë dhe apelet e familjarëve drejtuar shtetit për të kthyer të afrimit, gratë dhe fëmijët që ndodhen në kampin ‘Al Hol’ kanë vendosur në lëvizje qeverinë shqiptare.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban, ku është takuar me homologun e tij Mohammad Fahmi. Mediat libaneze shkruajnë se Lleshaj i kërkoi ndihmë Libanit në lidhje me shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në kampet e refugjatëve në Siri. Në kampin ‘Al Hol’ janë shumë fëmijë dhe gra shqiptare. Qeveria shqiptare po tenton që të ndjekë të njëjtën rrugë si me Alvin Berishën për t’i nxjerrë nga kampi.

Në këtë kamp ka shumë shqiptarë dhe historitë e tyre janë të njohura. Një nga rastet është familja Dumani. Familjarët i kanë bërë apel qeverisë shqiptare që të ndërhyjë për t’i kthyer në shtëpi. Në kampin e kontrolluar nga kurdët në Siri nën kontrollin e shtetit islamik ndodhen shumë gra dhe fëmijë me kombësi shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Alvin Berisha ishte një nga rastet që bëri bujë nëntorin e kaluar, që arriti që të shpëtohet duke u nxjerrë nga kampi.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV