Opozita e paqartë/ Mediu: Basha të sqarojë si duhet të funksionojë koalicioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka shprehur disa herë paqartësi në lidhje me çështjen e koalicioneve opozitare. Ai i ka kërkuar indirekt kryetarit të PD, Lulzim Basha të jetë më i qartë me partitë e koalicionit dhe të diskutojë me to.

Propozimin e sjellë nga mazhoranca në tryezën e Këshillit Politik për listat e deputeteve, Mediu e cilëson në thelb kundër Kushtetutës, e cila u ndryshua me qëllimin për t’i hapur listat.

Ai e sheh si një manovër të Kryeministrit Rama për të shmangur çdo bashkim të qytetarëve dhe opozitës në një koalicion.

Mediu është i mendimit se në tryezën e Këshillit, opozita nuk duhet të mjaftohet vetëm me kërkesën drejtuar OSBE/ODIHR-it, por duhet të shkojë edhe me një draft të sajin.

E kur flet për draft, nuk përjashton as propozimin e bërë pak ditë më parë nga Lulzim Basha, për hapjen e listave 100% dhe renditjen e kandidatëve sipas rendit alfabetik, por më parë thotë se një sugjerim i tillë duhet të diskutohet edhe me aleatët.

Në kampin opozitar nuk ka ende një formulë për daljen e partive në koalicione, por Mediu sugjeron se nevojitet një platformë bashkëqeverisjeje e qartë.

Mediu thotë se Kryeministri po mundohet t’i imponohet opozitës me të njëjtën formulë si ajo në zgjedhjet e vitit 2017, ndaj i sugjeron Partisë Demokratike që të reflektojë për mënyrën e ndërtimit të koalicioneve në garën e 25 Prillit.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV