VIDEO/Vërshoi mes maqedonasve si skifter, ja kush është “heroi” i ditës për të gjithë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme ne lagjen ‘Gjorgje Petrov’ të Shkupit disa të rinj maqedonas, të cilët i përkisnin grupit  “Komitet” ofenduan shqiptarët.

Të rinjtë kanë brohoritur thirrje të rënda ndaj komunitetit shqiptar si “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”.

Por, kur disa krushq shqiptarë që merrnin nuse i dëgjuan u ndalen dhe dolën nga veturat dhe motorët.

Maqedonasit që fyenin shqiptarët ikën nga frika dhe u shpërndanë menjëherë. Adnani është djali me motor që u fut i vetëm mes tyre dhe i shpërndau. Mësohet se Adnani ka thënë se gjuha e urrejtjes nuk është zgjidhje. “Ka ardhur koha që ti themi stop gjuhës së urrejtjes”.

Akti i maqedonasve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke kërkuar masa nga institucionet për parandalimin e veprimet të tilla.

Policia maqedonase ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve, në lagjen Gjorçe Petrov, në dalje të Shkupit në drejtim të Tetovës.

La.Mi/Fjala.al

 

Të fundit

Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa...

Prapaskena me klauzola: Manchester United shitet plotësisht?

E ardhmja e Manchester United nën pronësinë e familjes Glazer ka hyrë në një fazë të re, pasi një klauzolë e rëndësishme në marrëveshjen...

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim përpara çdo bisedimi me Presidentin...

Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën e trazuar të Ballkanit

Një ngjarje e harruar nga politika e rajonit. Vrasja e 26 personave në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjithsesi nuk...

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë e Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtorin...

Lajme të tjera

Web TV