Kryeministri Rama ka vizituar sot qytetin e Beratit ndërkohë që ka inspektuar punimet për vend depozitimin e ri të mbetjeve.
Ky vend depozitim do të mbledhë mbetjet për qytetin e Beratit, Kuçovës dhe Urës Vajgurore.
Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se në këtë drejtim Shqipëria 7 vite më parë ka qënë turpi i botës ndërsa sot normalizohet falë programit të Rilindjes.
STATUSI NGA EDI RAMA
?? Berat – Pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Korçës, po mbyllet edhe për Beratin, Kuçovën e Urën Vajgurore gangrena e tmerrshme e plehrave që prej dekadash kutërbojnë dhe helmojnë njerëzit, tokën, ujrat?
7 vjet më parë Shqipëria ishte turpi i botës në këtë drejtim dhe sot po normalizohet falë programit tonë të Rilindjes Mjedisore, ku zhdukja e fushave mesjetare të plehrave dhe zëvendësimi i tyre me fusha sanitare e me parqe, vazhdon papushim…
#BeratiqëDuam❤️ /Ra.My.Fjala.al/
https://www.facebook.com/watch/?v=620195928686537&extid=MwxthuH74tfOO8Sy