Video/Sot një vit nga tërmeti i fortë i 21 shtatorit

Sot 1 vit nga tërmeti paralajmërues i 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima dhe la qindra të tjerë të plagosur.

Lam pas 1 vit të vështirë dhe me sfida të mëdha.

Një ndër këto sfida ishin edhe tërmetet e njëpasnjëshme, të cilat arritën pikun me goditjen fatale të 26 nëntorit.

I cilësuar si një nga tërmetet më të forta me të cilat ishte përballur vendi ynë, 6,4 i shkallës Rihter.

Termeti i 26 nentorit ishte kronikë e një fatkeqesie të paralajmeruar, që në 21 shtator.

Në 21 shtator 2019, vendi u trondit nga një termet i cili edhe pse fatmirësisht nuk pati viktima shkaktoi panik të madh tek qytetarët e Tiranës duke bërë që njerzit të linin shtëpitë dhe të dilnin në rrugë.

Rreth orës 16:04, pasditen e të shtunës së 21 shtatorit 2019, u regjistrua një tërmet 5,8 ballë 32 km larg Tiranës, në detin Adriatik.

Ky tërmet la pas 915 banesa të dëmtuara dhe famirësisht pa dëme në njerëz.