Aksidentohen dy automjete në Rinas, 4 të plagosur, mes tyre dy efektivë

Aksident me pasojë katër persona të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Rinas-Tiranë, në kryqëzimin e Domjes, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se mes të plagosurve janë edhe dy efektivë policie.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e mjeteve por edhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al