Gjiknuri: Formula e vjetër ka rënë, por koalicionet janë të mundshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, duke komentuar ngjarjet e fundit në Këshillin Politik dhe ecurinë e dialogur me opozitën.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Gjiknuri ka fajësuar opozitën për zvarritje të procesit.

“Mbledhja sot përfundoi pa rezultat. Nuk kishin qasje të njëjta. Unë iu thashë që të vijnë me drafte konkrete, ata vazhdojnë me letra drejtuar ODIHR-it”.

Gjiknuri më tej i pyetur nga gazetari Sokol Balla për koalicionet, tha se ato nuk janë ndaluar, por thjesht ka rënë formula e vjetër, kjo me ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend.

“Koalicioni është i mundshëm, partitë që duan të jenë bashkë në garë të dalin në një listë. Mënyra e vjetër e koalicioneve ka rënë. Tani jo vetëm që mund të hyjnë vetëm fare në garë, por mund të bashkohen bashkë. Kjo është barazi gare.

Ato të vjetrat janë formula koalicioni që tjetërsojnë votën. Në hapësirën e fletës mund të vihet emri apo sigla e koalicionit. Por duhet një lider që do e depozitojë këtë listë. Kodi Zgjedhor aktual ka rënë. Është ndryshuar Kushtetuta, është ndryshuar themeli.

Ne nuk kemi prekur marrëveshjen e 5 qershorit. Çfarë po ndryshohet? Këto koalicione përshtaten me çdo formulë në vendet e Europës.

Ata nuk kanë nxjerrë asnjë formulë koalicionesh siç e duan ata, që ta ketë një vend i Europës. Këta duan të fusin partitë e tyre fantazëm, të marrin vota nga një formulë e tillë që tjetërson votën”.

La.Mi.Fjala.al

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV