Ndryshimet kushtetuese/PS-ja i jep kohë opozitës për të sjellë propozimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka deklaruar se pret propozimet e PD-së dhe LSI-së për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor, në të kundërt do t’i miratojë e vetme. Drejtuesit e qarqeve raportojnë për fushatën paraprake. Rama apel deputetëve që të dalin në terren dhe të sigurojnë 74 mandate.

 

Nga Blerina Gjoka

Zgjedhjet parlamentare të radhës, që mbahen më 25 prill të vitit të ardhshëm, pritet të zhvillohen me rregulla të reja loje, por palët akoma nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për këto rregulla. Ndryshimet kushtetuese, të miratuara në fund të korrikut nga mazhoranca socialiste dhe opozita e re parlamentare, kanë hyrë në fuqi dhe imponojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por opozita jashtëparlamentare i kundërshton ato.

Debati është zhvendosur në tryezën e Këshillit Politik, ku pritet të amandohen nenet përkatëse në Kodin Zgjedhor për ndryshimin e mënyrës se si do të kandidojnë partitë në zgjedhje, pragun elektoral dhe formulën e koalicioneve parazgjedhore. Gjatë ditës së djeshme Partia Socialiste i ka bërë një tjetër apel opozitës që të sjellë propozimet e saj konkrete për këto amendamente, në të kundërt ajo do të vijojë me miratimin e ndryshimeve në Kuvend. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, dje, negociatori i kësaj partie në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i njohu kolegët me thelbin e propozimit të tij për hapjen e listave. Ky propozim nuk është pranuar nga opozita, e cila, po ashtu, kundërshton prekjen e formulës së koalicioneve, duke këmbëngulur që të kërkohet ekspertizë nga OSBE-ODIHR-i.

Qëndrimi i socialistëve

Pas mbledhjes së grupit, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, tha se tashmë listat e hapura 100% janë një fakt i pakthyeshëm dhe kjo është shkruar edhe në draftin e propozuar nga mazhoranca. Balla theksoi se çdo çështje është e hapur dhe PD-LSI mund të kontribuojnë në Këshillin Politik me propozime. Më tej ai garanton se diskutimet do të vijojnë, po drafti i PS-së është i vetmi që garanton barazinë gjinore dhe është parë nga të gjitha këndvështrimet. ”Listat e hapura tashmë janë fakt i pakthyeshëm mbrapsht. Kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët do të shprehin vlerësimin dhe do të japin votën e tyre jo vetëm për partinë, por dhe për një prej kandidatëve në listën e subjekteve .

PS-ja ka propozuar një draft që është bërë publik nga Gjiknuri. Është diskutuar dhe në grupin parlamentar, përveç pjesës së diskutimit në Këshill. Ne e inkurajojmë përfshirjen e subjekteve jashtëparlamentare në diskutim. Të gjejnë gjuhën e përbashkët për kthimin si duhet të amendamenteve. Nga opozita parlamentare, një deputete ka dorëzuar propozime edhe në Komisionin e Ligjeve. Të vazhdojmë diskutimin me ta, e nxis Partinë Demokratike dhe LSI-në të kontribuojnë.” – tha ai. Ai mbrojti propozimin e PS-së, duke këmbëngulur se “koha kur ne bënim kode zgjedhor me shpikje alla-shqiptarçe, siç është historia e koalicioneve në 30 korrik, kur mund të ndërtoje koalicione si vargon mallrash, dhe votat transferoheshin nga një subjekt në tjetër ka mbaruar”. Sipas Ballës, propozimi i socialistëve zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë, si Kroacia, Çekia, Holanda dhe Belgjika.

Socialistët në ethet e fushatës

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të PS-së, ka mbledhur dje në seli drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët janë emëruar për të udhëhequr fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo është mbledhja e 3-të e Ramës me drejtuesit politikë brenda 10 ditëve, që prej nisjes së punës nga 12 drejtuesit e rinj. Sipas burimeve nga ky takim, ka pasur një raportim për ecurinë e deritanishme të punës me elektoratin. Burimet i thanë gazetës “Fjala” se drejtuesit politikë të PS-së kanë raportuar mbi takimet e para në terren nga Jugu në Veri dhe perceptimin që kanë marrë nga zgjedhësit. Në mbledhje është ngritur çështja se çfarë strategjie do të ndjekë kjo parti që të maksimalizojë votat e saj në fund të mandatit të dytë qeverisës.

Lexo edhe :  Shuarja e Papa Franceskut/Spiropali: Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!

Rama edhe një herë ka këmbëngulur për të gjithë drejtuesit e fushatës në PS, se kërkon që në zgjedhjet e 25 prillit kjo parti të fitojë e vetme 74 mandate që do t’i siguronin mandatin e tretë radhazi. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla sqaroi edhe arsyet pse nuk ishte mbledhur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Sipas tij, shkak është bërë pandemia, ndërsa shtoi se PS-ja po punon për të gjetur një zgjidhje që mendimi i secilit anëtar të merret. “Jemi në kushtet e një pandemie. E kemi diskutuar dhe kemi menduar për një mënyrë funksionale të mbledhjes së saj. Kemi mbi 300 anëtarë, një mbledhje tradicionale është e pamundur. Kemi menduar një mënyrë që të garantojë integritetin e vendimmarrjes. Ne do të marrim një vendim, këtë të drejtë e ka kryetari i partisë. Ai u konsultua me ne edhe për të gjetur një mënyrë që s’e prek integritetin dhe mënyrën e funksionimit”, – sqaroi Balla.

 

Rama premton rritje pagash në shëndetësi dhe arsim

 

Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka premtuar rritje pagash në sistemin e shëndetësisë dhe të arsimit. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inspektimin e maternitetit të ri të Beratit dhe në një bashkëbisedim me stafin shëndetësor ka folur për rritjen e pagave. Rama nuk ka dhënë shifër finale se sa do të rriten pagat, por theksoi se qeveria po përpiqet që kjo rritje të arrijë në 40%. Po ashtu, ai zbuloi se kjo rritje do të kombinohet bashkë me atë të mësuesve. Ai theksoi se Shqipëria, të paktën në rajon, do të ketë paga të mjekëve e infermierëve të krahaueshme me vendet fqinje. ”Më në fund u mbyll dhe kjo plagë e madhe që kishte Berati. Janë projekte cilësore me standarde evropiane. Ajo që ma ha mendja, qershia mbi tortë janë pagat e mjekëve dhe infermierëve. Do të jetë ndërhyrje e fortë, dhe rritje e konsiderueshme.

S’dua të flas për shifrën finale, por besoj që do të arrijmë në 40%. Faktikisht po e konludojmë këto ditë, se duam ta bëjmë të kombinuar me pagat e mësuesve. Kështu plotësojmë dhe një zotim të mbarë që do të kemi rritje 40% në këtë 4-vjeçar për pagat e mësuesve, duam të arrijmë atje. Për sa u përket mjekëve dhe infermierëve, aq më tepër në kushtet aktuale, në kushte komplekse, nuk duhet të ketë pagë inferiore, në krahasim me pagat në Itali e Gjermani. Aty po ka paga më të larta, por edhe taksa më të larta. Por edhe duke financuar ata që janë atje ku janë. S’ka pse të ketë diferencë mes pagës suaj dhe pagës së bonusit. Do të mbetet diferenca. Por ata që jetojnë aty ku punojnë, do të kenë një pagë shumë më të mirë. S’besoj që jemi më në vrap me kohën, sigurisht që e mira s’ka fund. Të paktën, vendosim për një pagë dinjitoze, së paku në krahasim me rajonin.” – tha Rama. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunuan 33-vjeçarin, reagon Berisha: Kurth, e provokuan

Kreu i Partisë i Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes Xhelal Mziut dhe punonjësit të...

Armët e pazakonta në Vatikan, ja si po i rrëzojnë dronët ushtarët italianë

Përhapja e shpejtë e dronëve ka krijuar sfida të reja sigurie, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë dhe ngjarje të profilit të lartë....

Jori Delli me pushime në Afrikë, modelja “lë pa fjalë” ndjekësit me fotot e fundit

Modelja zeshkane Jori Delli ka magjepsur ndjekësit me fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale. Teksa bukuroshja seksi ka shijuar disa ditë të...

Nga tatimi i dakordësuar te falja e kamatëvonesave, si do të funksionojë ‘Paqja Fiskale’

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Brahimaj, gjatë një takimi me bizneset në Elbasan, prezantoi mënyrën se si do të funksionojë iniciativa “Paqja Fiskale”....

U referua në SPAK bashkë me nipin, Xhelal Mziu: Situata nuk ishte siç e deklaroi policia

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka reaguar pas akuzave të policisë se bashkë me nipin e tij ka...

Lajme të tjera

Web TV