Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar 7.058.430 raste pozitive më koronavirus. Për fat të keq bilanci i vdekjeve nga Covid-19 është tragjik dhe ka arritur shifrën 204.878.
Sipas raportimeve më shumë se 14 mijë pacientë janë në gjendje kritike për jetën.
Gjithsej në SHBA janë shëruar 4.312.761 persona.
SHBA është në krye të listës së vendeve me më të madh të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19, që nga fillimi i pandemisë.
Në ditën që Shtetet e Bashkuara u arrit shifra e 200,000 vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, aktivistët e Projektit Përkujtimor COVID si një përkujtim për viktimat vendosën 20,000 flamuj amerikan në lëndinën e National Mall në Uashington për të kujtuar secilën prej tyre.
Memoriali i përkohshëm do të qëndrojë deri në perëndimin e diellit të ditës së nesërme, 23 shtator./Jo.Be/Fjala.al