C*vid-19/ Rriten rastet e infektimeve në Itali 1,640 raste të reja dhe 20 viktima në 24 orët e fundit

Italia është një nga vendet me më shumë raste infektimesh të Covid-19, Ajo njihet ndryshe dhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 20 persona dhe janë infektuar 1,640 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 35,758 ndërsa numërohen në total 302,537 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 220,665 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën aktualisht janë 244 të tjerë. Ka.Li/fjala.al