Ja kur do të jetë gati vaksina anti-Covid në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E gjithë bota është në luftë me kohën dhe pandeminë për krijimin sa më shpejt të vaksinës, anti-Covid-19. Teksa rastet po shtohen në të gjithë botën dhe ekziston frika për një valë të dytë, krijimi I vaksinës është kthyer në një nevojë jetike.

Deri tani, 8 vaksina kundër koronavirusit janë thuajse në faza përfundimtare për t’u prodhuar. Mesi i vitit të ardhshëm besohet se një prej këtyre vaksinave të certifikuara do të jetë edhe në Shqipëri. Marrëveshja që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Covax siguron aksesin që vendi ynë të mund të blejë dozat e para, të një vaksinë të sigurt:

“Ka në listën e tyre ato 8 vaksina të cilat janë më të avancuara dhe që janë në fazat e testimit klinik. Mendoj që në mesin e 2021-t, mund të fillojë përdorimi masiv i vaksinës, sepse pavarësisht se mund të ketë kompani të cilat janë goxha të avancuara me prodhimin, duhet të shohim efektet afatshkurtër dhe afatgjatë”.

Shqipëria do të ketë akses të marrë doza të vaksinës së Covid për 20% të popullatës, ndaj dhe ekspertët kanë nisur sugjerimet për grupet që duhen vaksinuar të parët:

“Personeli shëndetësor, arsimtarët, sëmundje kronike të popullatës. Gazetarët, mediat janë të përfshirë në grupin e riskut…”

Marrëveshja me Covax, nuk e pengon vendin tonë që të marrë një tjetër vaksinë që nuk është pjesë e këtij grupimi, por së pari ajo duhet të jetë e licencuar dhe e sigurt për përdorimin në popullatë.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Lajme të tjera

Web TV