Kjo mbledhje do të mbahet për të futur në rend dite ndryshimet në Kushtetutë që do të reflektohen në Kodin Zgjedhor.
Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshill Politik ende s’ka konsensus.
Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, dhe Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum. /Ra.My.Fjala.al/