Qëndroi 33 ditë me oksigjen në Infektiv, mjeku kosovar rrëfen tmerrin: Hoqa ‘të zinjtë e ullirit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta dhe sfidat e jetës nuk kanë qenë më të rënda se përjetimi i COVID-19 për një nga doktorët e QKUK-së, mirëpo radiologu Agim Bregaj thotë se pas 33 ditëve të qëndrimit në Klinikën Infektive ia doli të mundë sëmundjen dhe të kthehet në punë.

Radiologu Agim Bregaj ka qenë aktiv në punë që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, pas një periudhe të punës me pacientë me coronavirus ai ka rezultuar pozitiv dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

“Sëmundja qa qenë shumë vështirë për mua. Filloi në mënyrë të fshehtë të zhvillohet ku kam humbur peshë. Kam pasur problem me frymëmarrje. Më kanë vendosur në oksigjeno terapi ku kam qëndrua 33 ditë aty.

Atë kohë më ka vdekur edhe axha pasi ka qenë me ketë sëmundje. Me thanë të drejtën e kam përjetuar ‘të zinjtë e ullirit’” ka deklaruar Bregaj për RTV Dukagjinin.

Pas vdekjes së axhës së tij, doktor Bregaj përjetoj një thyerje tjetër emocionale por thotë se gjeti forcën për të mundur COVID-in duke u rikthyer afër familjes dhe pacientëve.

‘’Pacientëve dhe të gjithëve ju sugjeroj që ta mbajnë higjienën në nivel të duhur, të mbajnë elementet për mbrojtjen nga coronavirusi e mos të habiten me thanë që nuk është asgjë”, shtoi më tej Agim Bregaj.

Doktori thotë se humbja e një familjari të afërt dhe përjetimi i sëmundjes e kanë bërë më të fortë por gjithashtu e kanë bërë të kuptoj rëndësinë e shëndetit të mirë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tiranë/ Shkolla 9-vjeçare ‘Ahmet Gashi’ pajiset me laborator të ri inteligjent

Shkolla 9-vjeçare 'Ahmet Gashi' në Tiranë do të ketë një laboratorë të ri inteligjent, e cila është pjesë e...

Të ardhurat për frymë mbeten të ulëta/Qytetarët e Kosovës më të varfrit në rajon e Europë

Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon e Europë. Shkalla e varfërisë aktualisht është 19.2 për...

Tërmet i fortë në Kinë, humbin jetën dhjetëra persona, shkatërrohen 1 mijë shtëpi

Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 janë plagosur pas një tërmeti të madh që goditi rajonin malor të Tibetit të...

Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK

Mero Baze Janë së paku tre pyetje që Berisha nuk u dha dot sot përgjigje kur doli nga ndërtesa e SPAK. Pyetja e parë logjike është...

Stuhia e dëborës në SHBA, të paktën 4 viktima

Stuhia e dëborës që ka përfshirë disa pjesë të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar dhe 4 viktimat e para. Situata paraqitet tepër e rënduar në...

Lajme të tjera

Web TV