SHBA udhëzime më të rrepta për miratimin e vaksinës kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan mbi 200 mijë të vdekur nga koronavirusi duke u renditur që nga fillimi i pandemisë si vendi më me shumë të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19.

Në nder të 200 mijë viktimave u vendosën 20 mijë flamuj amerikanë përreth monumentit të Uashingtonit. Cdo flamur ishte vendosur për nder të 10 viktimave.

Parashikimet e ekspertëve dhe të presidentit Trump në fillim të pandemisë ishin larg të dhënave aktuale.

Në prill, eksperti Anthony Fauci, tha se numri i të vdekurve do të arrrinte në “rreth 60 mijë”, ndërsa Presidenti Donald Trump, i cili më herët e kishte minimizuar koronavirusin si diçka të ngjashme me gripin sezonal, tha në muajin maj se numri i të vdekurve mund të arrinte nga 75 mijë deri në 100 mijë njerëz.

Parashikimet nga ekspertët flasin se numri i viktimave deri në fund të vitit mund të arrijë deri në 410 mijë.

Ekpertët po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë dhe mund të sigurojnë miratimin për përdorimin e saj gjatë muajve në vazhdim.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, po vlerëson një sërë udhëzimesh të reja e më të rrepta për autorizimin emergjent të një vaksine të mundshme kundër COVID-19.

Kompanitë farmaceutike duhet të vëzhgojnë të vëzhgojnë pjesëmarrësit në provat klinike të fazës së vonë për të paktën dy muaj, pasi të marrin dozën e dytë dhe përfundimtare të një vaksine eksperimentale.

Në bazë të udhëzimeve, do të vëzhgohen të paktën edhe pesë raste të rënda me COVID-19 mes vullnetarëve që morën një vaksinë neutrale, të njohur si placebo.

Nëse rregullat e reja miratohen, një autorizim për një vaksinë të re do të merrej pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Presidenti Donald Trump ka thënë prej disa javësh se vaksina kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion ose në tetor ose menjëherë para ditës së zgjedhjeve.

Lexo edhe :  Arrestimi i bosit të lidhur me mafien shqiptare, u ‘tradhtua’ nga vajza 3-vjeçare (VIDEO)

Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe agjenci të tjera dhe ente rregullatore të qeverisë federale kanë parë që besueshmeria ndaj tyre ka rënë si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të administratës për të rishikuar raportet dhe udhëzimet e tyre për të ruajtur pikëpamjet e zotit Trump lidhur me natyrën e pandemisë./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Lajme të tjera

Web TV