“Të shtunën kulmi, çfarë e pret Shqipërinë”, meteorologu grek jep alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është përfshirë nga reshje dhe moti me vranësira thuajse në të gjithë territorin, ndërsa gjatë ditës së sotme u vunë re përmbytje sporadike në rrugët e disa qyteteve.

Megjithatë, duket se më e keqja nuk ka mbërritur dhe alarmi është dhënë nga meteorologët grekë.

Siç shkruan meteorologu Klearhos Marousakis, gjatë të premtes dhe të shtunës priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me rrufe në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë, kryesisht në jug dhe veri-perëndim, të cilat sipas tij do të shkaktohen nga re të ngarkuara me shira të shumtë duke rrezikuar përmbytje të shumta.

Marousakis jep alarmin për Greqinë duke thënë se ata duhet të marrin masa, por siç duket edhe nga hartat e publikuara prej tij, reshjet masive do të vërehen fillimisht në territorin shqiptar gjatë të shtunës për të kaluar më pas në Greqi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përplasen 5 makina në autostradën Fier-Lushnjë

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në autostradën Fier-Lushnjë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka...

Gjyqi që zgjati 10 vite, Platini dhe Blatter shpallen të pafajshëm

Hetimi për mashtrim të dyshuar, që kishte bllokuar karrierën e Platini dhe e kishte penguar të kandidonte për presidencën e FIFA-s, është mbyllur përfundimisht....

Policia italiane kap 22-vjeçarin shqiptar, 51 doza kokaine gati për shitje

Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar pasi u kap me disa doza kokainë gati për shitje dhe para cash të dyshuara të fituara...

Gonxhja: Naun Shundi dha shpirt e jetë për skenën shqiptare

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Naun Shundi. Gonxhja thotë se aktori dha shpirt...

Pacollit po tentojnë t’i marrin aeroportin e Vlorës?

Ish-presidenti i Kosovës dhe miliarderi Behgjet Pacolli mbërriti me urgjencë dy ditë më parë në Kryeministri, për të takuar Edi Ramën. Baca nga Kosova...

Lajme të tjera

Web TV