Deputeti i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi përplaset me kryeparlamentarin Ruçi: Komunist i ndyrë, e di çfarë të bëj apo jo?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë një ditë plot tensione dhe debate mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Pas përplasjes mes Spiropalit dhe Hajdarit një tjetër debat ka ndodhur në Kuvend mes deputetit të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Debati nisi pasi Alimadhi u ngjit në foltore pa iu miratuar koha për të folur nga Ruçi.

Përplasja degradoi kur Alimadhi iu drejtua Ruçit komunist.

 

“Komunist i ndyrë, e di çfarë të bëj apo jo?”,-tha Alimadhi.

Në debat ndërhynë dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të cilët u përpoqën që të ulnin tonet e konfliktit.

Debati i plotë:

Alimadhi: Komunist i ndyrë, e di çfarë të bëj apo jo?

Ruçi: Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca.

Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta.

Nese nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim

Alimadhi ka vazhduar të flasë në foltore, dhe më pas deputetët e opozitës së re janë afruar që të bindin Alimadhin të largohet nga foltorja.

Ruçi: Zoti Gjuzi, largohu

Ruçi ka vijuar duke i thënë Alimadhit:

Ruçi-Alimadhit: O trim, largohu nga foltorja o trim, se është shekulli i mendjes, jo i forcës.

Alimadhi: Nuk mendoj se ish-partisë kriminale komuniste, sot Partia Socialiste të na përfaqësojë…

Ruçi: Ku është procedura këtu. Ulu. S’ke replikë. Ta kam hequr fjalën. Po më the komunist dhe ballist, jemi ndarë që në ’44-n.

Alimadhi: Ky podium ka pasur deputetë të ndryshëm të partisë kriminale komuniste…

Ruçi: Ulu. Po të tërheq vëmendjen se ke bllokuar foltoren. Jam i lumtur në identitetin tim, ti duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. Ulu. Po të jap vërejtje, do të përjashtoj nga seanca.

Lexo edhe :  Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrë jashtë deputetin. Nëse nuk del, do të përjashtohesh me 10 ditë./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV