Detajet/32-vjeçari që u vra nga policia në Prizren flinte në varreza derisa ishte në arrati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 32 vjeçar është vrarë nga Polica e Kosovës, familjarët thonë që viktima është dashur të ishte në burg e jo i vdekur. Besnik Shala, prej kohësh kërkohej nga polica.

I njohur në Prizren si “Qorri” ai ishte akuzuar për disa vepra penale. Ndërkohë, ai po fshihej nga organet e rendit ndërsa të martën mbrëma ndodhej në shtëpinë e familjes së tij.

Një gjë e tillë ishte hetuar nga polica e Kosovës, ndërsa këta të fundit kishin rrethuar zonën për të kapur personin që ishte në kërkim. Por, jo gjithçka shkoi sipas planit.

Këtu në Lagjen e Trimave në Prizren, nisi një shkëmbim zjarri në mes policisë dhe Besnik Shalës. Për pasoj personi i njohur si “Qorri”, mbeti i vrarë në vend.

Ndërkohë, sipas policisë deri tek ngjarja tragjike erdhi pasi që Besnik Shala, kishte shtënë me armë në drejtim të forcave të rendit. E rreth 15 orë nga aksioni i policisë, hetimet po vazhdojnë në Lagjen e Trimave në Prizren.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës e zyrtarë të Prokurorisë u panë edhe të mërkurën në këtë lagje.

Ndërkaq, në mesditë si duket i mbaruan punët, e kështu edhe filluan që të largohen me radhë. Tani më, këtu mbetën vetëm familjarët, të cilët po presin trupin e 32 vjeçarit për ta varrosur.

Prapa kamerës, familjarët tregojnë se Besnik Shala ishte vrarë para shtëpisë së tij. Ai ishte goditur nga dy plumba, ndërsa vdekjeprurëse duket se ka qenë një plagë që Shala mori në kokë.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar në Spitalin e Prizrenit. Sipas drejtorit të Spitalit, Afrim Avdaj, viktima është pranuar pa shenje jete e me dy plagë në trup.

Ndërkohë, në vend ngjarje Policia ka arrestuar vëllain e viktimës. Por, arsyen e arrestimit nuk e kanë treguar në Prokurorisë Themelore në Prizren, ndonëse T7 është interesuar për një gjë të tillë.

Lexo edhe :  Ose je peng ose i pafytyrë ekstrem/ Jamarbër Malltezi sulmon Dumanin dhe Gjokën

Krejt kjo pasi që sipas tyre hetimet për rastin po vazhdojnë ende. Besnik Shala njihej si person problematik nga banorët e kësaj zone. Madje sipas tyre për një kohë ai ishte fshehur edhe në varrezat e lagjes. /Express/

Të fundit

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Lajme të tjera

Web TV