Drita “fiket” në Poloni, eliminohet nga Liga e Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mundet 0-2 në Polonia përballë Legias së Varshavës, me dy gola të pësuar në pjesën e parë. Ka qenë një ditë “jo” e enjtja për dy ekipet shqiptare që zbritën në fushën e blertë në takimet e vlefshme për turin e 3-të të Ligës së Evropës, sepse, pasi Shkëndija e Tetovës është mundur 1-3 në Shkup përballë Totenhemit, edhe kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, është eliminuar nga veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit.

Ajo mund me rezultatin 0-2 në fushë të huaj përballë Legias së Varshavës. Të dy golat kampionia e Polonisë i shënoi në pjesën e parë. Pavel Vzholek i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24-t, duke përfituar nga mefshtësia e mbrojtjes së Dritës. Kurse Tomas Pekhart dyfishoi shifrat në minutën e 43-të. Me këtë epërsi të dyfishtë të miqve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat nuk sjellin gola të tjerë dhe Drita eliminohet nga Liga e Evropës.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

“Kam ndërprerë ushqimin”/ Ilir Meta audio-mesazh nga bugu: Më ka KËRCËNUAR…

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një audio-mesazhi, teksa ka bërë një...

Tirana në 105 vjetor

Nga Fatos Çoçoli Si një femijë që e sheh çdo ditë të rritet, ne nuk arrijmë të kuptojmë hapat gjigande të kryeqytetit. Dje, në 105 Vjetorin e saj, Tirana numëroi mbi...

Zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Konstantinos Tassoulas, është zgjedhur sot si Presidenti i ri i Republikës së Greqisë. Ai do të betohet në detyrë më 13 mars, kur i...

Rijetëzimi i sheshit “Nënë Tereza”/ Rama: Sheshit i shtohet edhe parkimi nëntokësor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin inovativ që synon të sjellë një instalim të lëvizshëm, miqësor me mjedisin dhe fleksibël për nevojat...

Këto janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit të mentes

Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin tuaj. Ai është një burim ushqyesish...

Lajme të tjera

Web TV