Emrat/ Zbulohet listat e kandidatëve për deputet të PD-së në Qarkun e Kukësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet lista e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në Qarkun e Kukësit. Panorama.al ka siguruar emrat e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të votimit nga anëtarësia e demokratëve.

Mësohet se anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre. Lista e demokratëve në qarkun e Kukësit Fillon me Admir Sinamatin, Arben Çejkun dhe Bashkim Shehun.

Ndërkohë që i pari në listën e degës së Tropojës është Besnik Dushaj, dhe më pas Feride Rrahmani, Isuf Çela, Lush Susaj dhe e pesta Mimoza Hajdarmataj.

Ndërkohë që dega e Hasit ka propozuar si të parin në listë Avenir Pekën, Demush Maccin, Elez Kastratin etj.

Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qëndro apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe I NËNSHTROHEN KONSULTIMIT ME ANËTARËSINË.

Dega Kukës, Qarku Kukës:

ADMIR SINAMATI
ARBEN CEJKU
BASHKIM SHEHU
IBRAHIM BRUKA
SAHIT PRIZRENI
VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

BESNIK DUSHAJ
FERIDE RRAHMANI
ISUF ÇELA
LUSH SUSAJ
MIMOZA HAJDARMATAJ
XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

AVENIR PEKA
DEMUSH KASTRATI
ELEZ MACI
ISMET JAKU
ZENEL KASTRATI

Mësohet se pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga anëtarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Ndërron jetë kompozitori i “Misionit të Pamundur”

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në një spital në Los Angeles, kompozitori i njohur, Lalo Schifrin. Autori i temës së famshme të filmit...

Uraniumi iranian i shpëtoi sulmeve! Ajatollahët e fshehën në laboratorë të rinj sekretë

Dyshimet janë kthyer në siguri. Thesari radioaktiv i ajatollahëve – plot 408.6 kilogramë uranium i pasuruar në nivelin 60 për qind, pra shumë pranë...

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 27 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV