Ish-ministrja Besa Shahini tregon këshilltarin e saj më të mirë në Qeveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ditën e sotme ka dorëzuar detyrën e saj që mbante në qeverinë Shqiptare. Në një takim te zhvilluar sot para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, Shahini, i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh”- ka thënë ajo.

Mesazhi i Besa Shahinit

Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit.

Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjatë natës në ndërmjetësimin e një...

Ishin bllokuar në Kapshticë/ Pala greke lejon kalimin e kamionëve dhe autobusëve

Pala greke sapo ka njoftuar se do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionëve dhe autobusëve drejt Greqisë nëpërmjet doganës së...

6 mënyrat se si njerëzit e suksesshëm trajtojnë stresin

Stresi është vetëm pjesë e jetës. Nëse ka një aftësi mendore për të zhvilluar gjatë rrjedhës së jetës, është të dish si të trajtosh...

Rama niset drejt Italisë/ Do prezantoj “Giro d’Italia”. 200 televizione do japin ngjarjen

Kryeministi Edi Rama u nis sot drejt Italisë. Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij të Facebook nga aeroporti i Rinasit, kreu...

Ndahet nga jeta fotografi i famshëm i reklamave provokuese të “Benetton”

Oliviero Toscani, fotografi i njohur italian – i famshëm për reklamat e tij provokuese të markës së veshjeve “Benetton”, vdiq sot në moshën 82-vjeçare. Presidenti...

Lajme të tjera

Web TV