Parlamenti shkarkon me 106 vota Besa Shahinin, miratohet ministrja e re e Arsimit

Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme, Kuvendi ka shkarkuar nga detyra e ministres së Arsimit, Besa Shahinin me  106 vota pro, 3 kundër dhe dy vota abstenim.

Ndërkohë Parlamenti ka miratuar sot kandidaturën e Evis Kushit si ministrja e re e Arsimit. Deputetët kanë votuar kanditaturën e Kushit me 104 vota pro në Kuvend, 3 vota kundër dhe 3 vota abstenim./Jo.Be/Fjala.al