BE dhe SHBA : Betimi i Aleksandër Lukashenko thellon edhe më tej krizën politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“ I ashtuquajturi përurim dhe mandati i ri i pretenduar nga Aleksandër Lukashenko nuk kanë asnjë legjitimet demokratik. Përurimi kundërshton drejtpërdrejt vullnetin e pjesës më të madhe të qytetarëve të Bjellorusisë të cilët protestojnë që nga dita e zgjedhjeve. Ky betim thellon edhe më tej krizën politike në Bjellorusi” thuhet në deklaratën e 27 vendeve anëtare të unionit.

Bashkimi Evropian e cilëson të paligjshëm betimin e Aleksandër Lukashenko si president i Bjellorusisë.

Edhe një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit deklaroi se Lukashenko nuk është presidenti legjitim i Bjellorusisë.

Një ditë më parë në një ceremoni të paparalajmëruar 66-vjeçari u betua për një mandat të gjashtë në krye të shtetit edhe pse opozita dhe faktori ndërkombëtar nuk i njohin rezultate e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit te fituara nga Lukashenko.

Opozita e përfaqësuar nga tri gra, disa prej të cilave po zinin vendin e partnerëve të burgosur nga policia, e ftoi popullin në protesta që zgjatën me javë të tëra dhe që krijuan përplasje të dhunshme.

Përgjigjja e Lukashenkos ishte e vendosur, aq sa dy prej grave opozitare braktisën vendin dhe u strehuan në shtete fqinje.

I bindur që bëhet fjalë për një ndërhyrje nga perëndimi për të prishur rendin dhe qetësinë në vendin e tij, Lukashenko nuk ngurroi të dërgojë ushtrinë në kufi dhe t’i kërkojë Putinit që të shprehet haptazi që në rast sulmi, Rusia do të ndërhynte ushtarakisht për ta ndihmuar.

Përgjigjia e Lukashenkos ndaj dorëheqjes së gazetarëve ishte se dhe po të mbeteshin vendet bosh, do të merrte gazetarë nga Rusia që mediat të vazhdonin punën. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf...

Melani Trump e shkruajti letrën për Putinin me chat gpt?

Pas bisedimeve të samitit të Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska të premten dhe përpara takimit historik të 'Koalicionit të Vullnetit' në Uashington...

Protestat shtohen, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti...

Tedi Blushi: Zjarret në Shqipëri shkaktuan mbi 300 milionë euro dëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për situatën e zjarrëve që përfshinë vendin...

Juventus mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë

Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në javën e parë në transfertë...

Lajme të tjera

Web TV