Bjellorusi/Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra bjellorusë zhvilluan demonstrata masive të mërkurën në mbrëmje për të denoncuar inaugurimin në fshehtësi të Presidentit Aleksandër Lukashenko. Forcat e sigurisë në kryeqytetin e vendit Minsk, përdorën pompat e ujit dhe tërhoqën zvarrë shumë prej protestuesve të mbledhur pasi agjencia shtetërore e lajmeve Belta, njoftoi se 66-vjeçari Aleksandër Lukashenko ishte betuar për mandatin e tij të gjashtë.

Inaugurimi i tij vjen si sfidë ndaj demonstratave masive ku kërkohet largimi i tij për shkak të saj, që shumë thonë se ishte një proces i manipuluar. Por zoti Lukashenko këmbëngul se ai i fitoi zgjedhjet e 9 gushtit me një rezultat dërrmues prej 80 për qind të votave megjithë pretendimet e përhapura si brenda ashtu edhe jashtë vendit se zgjedhjet u manipuluan për të ruajtur pushtetin e tij 26 vjecar.

“Ne nuk kemi zgjedhur thjesht një president. Ne mbrojtëm vlerat, të jetuarit në paqe, sovranitetin e pavarësinë tonë”, tha zoti Lukashenko duke iu drejtuar një auditori prej disa qindra zyrtarësh të mbledhur me rastin e inaugurimit të tij. “Nuk mundem dhe nuk kam të drejtë t’i braktis bjellorusët”, tha ai.

Autoritetet bllokuan kryeqytetin e vendit Minskun, me qëllimin që të kalonte autokolona e zotit Lukashenko për ceremoninë e inaugurimit. Ngjarja nuk u transmetua në televizionin shtetëror. Asnjë personalitet i huaj, përfshirë përfaqësues nga Rusia, aleati më i ngushtë i zotit Lukashenko, nuk ishin në ceremoni.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, senatori amerikan Jack Reed, një anëtar i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, tha se ceremonia klandestine është një tjetër tregues se zoti Lukashenko ka humbur mbështetjen e popullit bjellorus.

“Populli bjellorus ka treguar vërtet një guxim e përkushtim të madh. Ata nuk i janë trembur terrorit, shtypjes, sulmeve nga forcat e policisë. Ata vazhdojnë të kthehen. Ata duan që Lukashenko të largohet dhe po bëjnë gjithçka që munden paqësisht, për ta detyruar atë të largohet”, tha zoti Reed.

Lexo edhe :  Trump njofton një tarifë shtesë prej 50% për bakrin e importuar në SHBA

Brenda disa orësh nga inaugurimi sekret, Sviatlana Tikhanouskaya, rivalja kryesore në zgjedhje e zotit Lukashenko, përmes një deklarate e quajti këtë zhvillim një “farsë”.

“Sot, i fshehur nga njerëzit, Lukashenko u përpoq të kryente inaugurimin e tij”, tha zonja Tikhanouskaya, duke shtuar se ai nuk “është as kreu legjitim i Bjellorusisë”. “Unë Sviatlana Tikhanouskaya jam udhëheqësja e vetme e zgjodhur e popullit bjellorus. Qëllimi ynë aktualisht është të ndërtojmë së bashku një Bjellorusi të re”, tha zonja Tikhanouskaya. Por ajo ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend të marrë detyrën si presidente dhe se në vend të kësaj do të bënte thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme, sapo zoti Lukashenko të largohej nga pushteti.

Disa vende evropiane mes tyre Gjermania, Danimarka dhe vendet baltike kanë bërë të ditur se nuk do ta njohin më qeverinë e Lukashenkos. BE-ja ka bërë thirrje për sanksione kundër përgjegjësve për manipulimin e zgjedhjeve dhe dhunës ndaj protestuesve paqësorë. Rusia, mbështetësja kryesore e zotit Lukashenkos mes trazirave politike, nuk bëri ndonjë deklaratë zyrtare pas inagurimit të tij, por ka thënë më parë se tani për tani njeh zotin Lukashenko si udhëheqësin legjitim të vendit. Opozita bjelloruse bëri menjëherë thirrje që protestuesit të mbushin rrugët e kryeqytetit të mërkurën në mbrëmje, duke ndjekur një model të mosbindjes qytetare që nga procesi zgjedhor, që pjesëmarrësit e kanë cilësuar si “rizgjim kombëtar”. Për gjashtë javë rresht qindra mijëra vetë janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e zotit Lukashenko duke argumentuan se zgjedhjet u manipuluan.//VOA

Të fundit

1867 – Alfred Nobeli demonstron për herë të parë dinamitin

Më 14 korrik 1867, shpikësi dhe industrialisti suedez Alfred Nobel demonstroi për herë të parë shpikjen e tij më...

A e rrëzoi qëllimisht piloti i Air India avionin që vrau 260 persona?

Hetimet për rrëzimin e aeroplanit të Air India po shqyrtojnë të dhënat mjekësore të pilotëve, pasi pretendohet se njëri prej tyre kishte depresion dhe probleme të shëndetit...

Kjo është Shqipëria në BE e Edi Ramës…dhe nuk keni parë gjë akoma

Vitjon Nina Ka disa dhimbje, për të cilat ia vlen të shtrëngosh dhëmbët dhe të durosh për të parë rezultatin përfundimtar. Ky mundet – ose jo...

Mesdheu si pishinë/ Deti arrin 30°C, shkencëtarët të alarmuar

Pushuesve mund t’u duket perfekt për not, por rritja ekstreme e temperaturave në Detin Mesdhe po alarmon shkencëtarët. Ngrohja e ujërave ka arritur nivele...

Rama paralajmëroi konfiskimin e një pallati, IKMT zbarkon në Vlorë

Pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se do të konfiskohej një pallat në Vlorë, forcat e IKMT...

Lajme të tjera

Web TV