Dhunimi i vajzës 18-muajshe/ Flet pronari i kopshtit: Nuk ka pasur dhunë, gjithë personeli është pushuar nga puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronari i kopshtit privat në Durrës, ku një nënë ka denoncuar në polici se vajza e saj e mitur është dhunuar në ambientet e këtij institucioni, ka treguar detaje nga ngjarja.  ‘BalkanWeb’  zbardh dëshminë e Gezim Dervishit, i cili ka mohuar kategorikisht se vajza 18-muajshe të jetë dhunuar në kopsht.

Ai pohoi se pas ngjarjes ka shkarkuar të gjithë personelin e çerdhes dhe ka marrë të ri. Teksa nënvizoi faktin se dhunë për këtë rast nuk ka pasur, Dervishi tha për mediat se nëse gjykata vërteton se e ka dhunuar ai fëmijën, të dënohet me 20 vite burg.

Mes të tjerash pronari i kopshtit tha se edukatorja e përfshirë në këtë çështje nuk është e dhunshme, ndërsa e ka pushuar atë nga puna

 

“Policia më ka thirrur në këtë ngjarje. Ju ftova juve se jam qytetar i thjesht. S’kam frikë fare. Mund t’ju them të gjithëve ikni. Edukatoren e kam përjashtuar nga puna. Ajo nuk e ka pranuar dhe më tha; me ke hyrë në hak kot. Nëna e fëmijës ka denoncuar në polici.

Unë fëmijën e saj e kam tërhequr prej krahu dhe i kam thënë; merre se qan. Ajo ka shkuar në polici, le ta gjykojë gjykata. Nëse unë e kam dhunuar, le të më dënojnë 20 vite burg që t’i bëjë qefin asaj. Unë fëmijës si kam parë shenja dhune.

S’kam parë as fotografi. E kam besuar që u dhunua nga fjalët e nënës. Ushtroj ketë aktivitet prej 13-14 vitesh. S’kam pasur kurrë probleme. Fëmijët kanë firmosur e deklaruar se duan të vijnë në kopsht. Nuk është e vërtetë që kam dashur ta korruptoj.

Më tha nëna që; do shkoj që ta çoj vajzën të hënën tek privati që t’i bëj grafi. Dhe unë i thash; meqë është privat, na 50 mijë lekë e bëja nga unë vajzës, për t’i hequr shpenzimet mjekësore. Por nuk i mori.”, tha ai./ BalkanWeb

Lexo edhe :  Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

 

 

 

Të fundit

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Lajme të tjera

Web TV