Durrës/ Edukatorja dhunon fëmijën 18- muajsh, policia procedon G.D 61 vjeç, pronarin e kopshtit privat

Një 61 vjeçar është proceduar penalisht nga Policia në Durrës. Ai është pronari i një kopështi privat në Durrës, ku një edukatore ka dhunuar një fëmijë 18- muajsh.

Nena e vajzës 18- muajsh ka bërë denoncimin, ndërkohë çështja është duke u hetuar nga policia për zbardhjen e detajeve të mëtejshme.

Materialet i kanë kaluar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ky nuk është rasti i parë që në kopshtet private hasin të tilla ngjarje të rënda. Ru. Do. Fjala.al