Intervista/Blendi Çuçi: Listat e hapura, ja si do të bëhet përzgjedhja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, analizon zhvillimet politike në vend dhe veçanërisht procesin zgjedhor, ku në zgjedhjet e ardhshme një nga risitë do të jenë listat e hapura. A e “zeron” vota qytetare përzgjedhjen e listës dhe renditjen nga kryetari i partisë?

Nga Roland Qafoku

-A mund ta shpjegoni më thjesht procesin e listave të hapura?

Kur të shkojë qytetari për të votuar, do të ketë një fletë votimi ku do shprehë vullnetin për forcën politike dhe do të shprehë vullnetin e preferencën për kandidatin brenda listës së forcës politike që ka votuar. Nëse je i 24-ti në listë dhe merr votat e duhura për të qenë i pari i listës, ti shkon i pari i listës. Dhe votat e duhura e di çfarë janë? Nuk janë as më shumë dhe as më pak, aq vota sa duhen për një mandat në Parlament.

-Po lista që bën kryetari?

Po pra, një listë është. Partia shpall një listë. Nëse merr votat që duhen për një mandat, që është në varësi të votuesve, sa vota janë pjesëtim për numrin e mandateve. Ai mund të dalë i pari, nëse merr shumë vota dhe e thyen të parin e listës.

-Po renditjen kush e bën?

Renditjen e bën partia. Ne diskutojmë në parti. Ka një proces përgatitjeje për listat. Drejtuesi politik i qarkut bën një proces në qark për përzgjedhjen e kandidatëve, vjen me një propozim në kryesi, dhe pastaj vendoset përfundimisht lista. Renditja bëhet sipas rëndësisë politike që ka kandidati. Secila parti shpall listën dhe gjithë fushatën një muaj e gjysmë lista do të jetë e shpallur kudo. Lista është publike dhe do të jetë gjatë gjithë kohës. Nuk janë hequr koalicionet. Por kemi vendosur një standard evropian për koalicionet. Në asnjë vend evropian ose në asnjë vend perëndimor, më gjerë sesa Evropa, nuk e gjen modelin e koalicioneve parazgjedhore që kemi pasur ne. Dhe ne nuk kemi bërë gjë tjetër, përveçse kemi shkuar në standardin perëndimor. Bëj koalicion me 20 parti po të duash.

Por do të dalësh si koalicion. Se këtu është kuptimi i koalicionit parazgjedhor. Se ndryshe ti je bashkim, nuk je koalicion. Ti bashkohesh bashkë dhe thua ne kemi një program, nuk bëjmë koalicion, edhe garojmë secili. Koncepti i koalicionit do të thotë që ti të hysh si një trup i vetëm në zgjedhje para elektoratit. Që të hysh si një trup i vetëm, nuk mund të hysh me shumë trupa. Dhe koalicioni paraqitet me listë unike si në gjithë botën. Koalicionet parazgjedhore lejohen sot e gjithë ditën dhe do të lejohen, nuk diskutohet. Por do jenë në formën dhe standardin evropian të koalicioneve parazgjedhore, jo në forma hibride, shpikje që i kishte vetëm Shqipëria. Ne jemi akoma në Këshillin Politik. Ne presim variantin e PD-së. Por e kemi thënë se nuk mund të presim përtej shtatorit, sepse rrezikohet i gjithë procesi rregullator që duhet të vinte pas ndryshimeve kushtetuese, gjë që çon në krizë kushtetuese. Kështu që prandaj janë afatet. Është e domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve, që ndryshimet që ka sjellë Kushtetuta të pasqyrohen dhe në Kodin Zgjedhor, sepse përndryshe kthehet në krizë kushtetuese. Bëhet e pazbatueshme Kushtetuta.

-Më 1 tetor kjo është e sigurt që do votohet?

Po, jemi të detyruar. Ky është një kalendar i vendosur që ditën kur ne votuam ndryshimet kushtetuese. Unë po ju them edhe një herë. Në një sistem ku në fletën e votimit, shtetasi do të votojë për partinë politike dhe preferencën për kandidatin, do të thotë që lista është e hapur. Lista është e hapur, sepse ti nuk voton vetëm për partinë politike, por voton dhe për kandidatin brenda partisë politike që ti ke votuar. Dhe kjo është listë e hapur. S’ka si të jetë e mbyllur.

-Pse renditja e kandidatëve të mos bëhet sipas alfabetit, ashtu siç e kërkon edhe zoti Basha?

Lexo edhe :  Baba Mondi për kryepeshkopin Janullatos: Ngriti Kishën Ortodokse Shqiptare nga varri

Çdo parti politike ka preferencën e vet brenda. Ju do t’i hiqni të drejtën partisë politike të rregullojë veten? Ne themi kështu: ne në procesin e bërjes së listave, arrijmë në një konkluzion dhe në një renditje të kandidatëve. Për nga pesha politike, rëndësia, aftësitë e kandidatit, formimi i kandidatit. Ne bëjmë një renditje. Por këtë renditje ne e ballafaqojmë, dhe njerëzit mund ta përmbysin këtë renditje.

-Cila është e reja në hartimin e listave?

Teorikisht hapja e listave, sigurisht që mund të zgjojë një interes më të madh në mjedisin politik lokal. Meqë ne kemi sistem proporcional rajonal në bazë qarqesh, kështu që mund të zgjojë një oreks politik edhe të personazheve që mund të jenë personazhe me autoritet në një komunitet të caktuar, por duke qenë se i dukej i largët afrimi në një parti politike në nivele drejtuese, për shumë arsye nuk është përfshirë në politikë, por që gjithmonë ka menduar, ka vepruar brenda frymës dhe programit të një partie politike, tani ka mundësinë që ndoshta të shprehë interesin, sepse edhe po të jetë në pjesën e fundit të listës, duke pasur autoritet, ka mundësinë që të dalë dhe ta thyejë e të bëhet deputet.

-Ju, a keni menduar që listën të mos e hartoni vetëm me figurat e njohura të PS-së?

Po, sigurisht. Kjo është le të themi edhe një hapje partie.

I bie që do të kemi surpriza në emra.

Do të dalin dhe emra të rinj.

-Çfarë garancie jep PS-ja që në këto zgjedhje nuk do të përfshihen persona me të kaluar kriminale?

Brenda partisë ne bëjmë të gjithë procesin e mundshëm për t’i filtruar figurat politike që kandidojnë. Nga 2013-a në 2017-n u bë një hap shumë cilësor. Akoma më cilësor do të jetë këtë radhë. Pa diskutim. Ne bëjmë të gjithë procesin e mundshëm që mund të bëhet brenda një partie politike për t’i filtruar figurat. Bëjmë edhe hetim brenda partisë, aq sa na lejohet ne. Ne nuk jemi as organ prokurorie, nuk jemi as organ interforce. S’bëhemi as forcë policore, as prokurori nuk bëhemi. Ka një ligj dhe mënyrë procedurale që të të kthejë përgjigje prokuroria e X qyteti, X bashkie. Në Itali nuk të kthen përgjigje ty për të dhënat personale të njeriut. Duhet të jesh organ kompetent që ta marrësh. Integriteti i një force politike matet në momentin kur del kjo gjëja dhe se si sillet me atë kandidat.

-Janë larguar 300 mijë shqiptarë 10 vitet e fundit.

Jo, s’janë larguar. E ke parë raportin e UN? E pe sa shqiptarë kanë ikur gjithsej?

Kanë ikur shumë

E ke parë kur ka qenë fluksi më i madh i lëvizjes së shqiptarëve? E di ti sa rumunë lëvizin në muaj? E di ti sa polakë lëvizin? Vetëm në 2018-n kanë ikur 1 milion e 100 mijë polakë në Angli.

-Seriozisht e ke këtë? Justifikim është ky?

Ka një raport të UN të para disa muajve, ku jepet një pasqyrë shumë e qartë me statistika për lëvizjen e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, dhe del shumë qartë që fluksi më i madh i lëvizjeve ka qenë midis 1998 dhe 2003, dhe fluksi është nga më të ultëtit në këto vitet e fundit. Merr raportin e UN dhe shikoje. Raporti i Kombeve të Bashkuara për lëvizjen e popullsisë në gjithë botën ka fluksin e lëvizjes së shqiptarëve në 25 apo 30 vite, nuk e mbaj mend. Unë jap dorëheqjen tani, nëse nuk është ashtu siç them unë. Që nuk janë këto vitet më të këqija të lëvizjes së shqiptarëve. Në vend tani ta jap dorëheqjen. Referojuni raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara. E para është referenca dhe e dyta është që po, njerëzit do të ikin. Njerëzit janë në kërkim të një jete më të mirë. Është një fenomen që ndodh në gjithë botën. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Shkurti nis me diell dhe vranësira! Parashikimi i motit për fundjavën

Nesër e shtunë 1 shkurt, vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk...

PD kundër strategjisë së SPAK për krimet zgjedhore: T’i hetojë Prokurori i Përgjithshëm

Të pyetur pas takimit me Çelën për strategjinë e krimeve zgjedhore të SPAK përfaqësuesit ligjor të PD, shprehën rezerva duke thënë se SPAK nuk ka treguar...

Vrasja e Liridona Ademajt, Tom Dodaj dënohet me 5 vite burg

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë Tom Dodaj, i cili është i akuzuari i...

Shkencëtarët zbulojnë një çarje në koren e Tokës që po fillon të krijohet nën Turqi

Gjeologët nga Universiteti i Göttingen kanë zbuluar se një çarje e madhe në koren e Tokës po fillon të krijohet nën Turqi. Kjo çarje shfaqet...

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident,e pëson efektivi “Shqiponjave”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vendosur në pranga 2 efektivë policie për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në pranga ka rënë punonjësi i policisë me...

Lajme të tjera

Web TV