Kapet me armë Mond Çekiçi, anëtari i bandës së Durrësit

Ka përfunduar në pranga Mond Çekiçi, i njohur si anëtar i bandës së Durrësit.

Ai është arrestuar gjatë së enjtes i kapur me armë, nën shoqërinë e një djali dhe një vajze.

Mësohet se ndalimi i Çekiçit, emri i vërtetë i të cilit është Mond Koçi, është bërë në zonën mbas Pallatit të Kulturës.

Policia nuk ka dalë ende me informacion zyrtar për arrestimin e tij, ndërkohë që nuk dihet nëse dy të ndaluarit e tjerë kanë lidhje me Çekiçin./Bl.Ba/Fjala.al