Spanjë/ Forcat e armatosura zbarkojnë në Madrid, Ministri i Shëndetësisë: Kohë të vështira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri e Arsimit, Isabel Celaa  dhe Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa u takuan me autoritetet rajonale për të diskutuar nisjen e vitit shkollor, që deri më tani ka sjellë  karantinimin e 2.852 grupeve për shkak të virusit.

Kërkesa për ndihmë ushtarake e bërë nga autoritetet në Madrid për qeverinë spanjolle ka marrë përgjigje. Ushtria dhe policia do të fillojnë të vendosen në kryeqytet të hënën.

Rajoni i Madridit kërkoi ndërhyrje urgjente të forcave të armatosura, si dhe të policisë dhe Gardës Civile për të luftuar ekspansionin e coronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë siguroi se protokollet e miratuara po funksionojnë, por vëmendja nuk duhet ulur.

“Është provuar se qendrat e arsimit nuk janë vende infektimi. Janë konstatuar raste, por kjo ka ardhur si pasojë e zonës ku ndodhet shkolla”,- citoi Salvador Illa.

“Do të doja të vija në dukje se të gjitha qendrat arsimore janë hapur dhe në 95.5% të tyre nuk janë verifikuar incidente të lidhura me COVID-19. Synimi është t’i mbajmë këto qendra të hapura dhe të arrijmë maksimumin e nxënësve në klasa”,- u shpreh ministrja e arsimit Isabel Celaa.

Atyre do t’u duhet të instalojnë tenda, të kryejnë teste, dezinfektime dhe kontroll të kufizimeve.

Duke iu referuar situatës në Madrid, ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se “kohë të vështira po afrojnë”, ndaj duhet vepruar me vendosmëri.

Qeveria e Madridit planifikon të njoftojë të premten kufizime të reja në më shumë zona për të parandaluar përhapjen e COVID, edhe pse sërish refuzon bllokadën e plotë.

Të fundit

Manchester City triumfon pastër ndaj Tottenhamit, titulli vendoset në javën e fundjt

Masnchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League. Citizens mposhtën 0-2 Tottenhamin në transfertë,...

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20%...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

Lajme të tjera

Web TV