Lëvizte me makinë i armatosur me një tjetër, të dy në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i cili lëvizte i armatosur në makinë me një tjetër, është vënë në prangat e policisë nga forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”.

Efektivët e komisariatit Nr. 1 Tiranë, në rrugën “Hyqmet Buzi”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, e enjte, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të K. H., 30 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe S. S., 24 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi S. S., dhe kishte pasagjer shtetasi K. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre shtetasve, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e policisë gjetën një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë për ndjekje të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Lajme të tjera

Web TV