Misteri i zhdukjes së gazetarit kinez, raportoi i parë për rastet me koronavirus në Wuhan

Ende mister mënyra se si u zhduk gazetari kinez i cili raportoi i pari rastin me koronavirus.

Ai ishte zhdukur në shkurt pasi kishte raportuar rastet e para në Wuhan.

Një mik i tij tha se ai ishte arrestuar nga autoritetet kineze.

“BBC NEWS” shkruan se  ish-avokati Chen Qiushi i shndërruar në gazetar, kishte filluar të raportonte nga rrugët e spitalet e Wuhanit prej 23 janarit.

Pas kësaj, zhdukja e tij solli reagime.

Autoritetet nuk treguan për asnjë çast në lidhje me faktin se gazetari ishte arrestuar.