Specialist armësh në uzinën e Mjekësit/Zbulohet e kaluara e 71-vjeçarit të ekzekutuar nga RENEA

71-vjeçari i cili terrorizoi qytetin e Elbasanit pasditen e djeshme duke qëlluar me automatik drejt forcave të policisë kishte njohuri shumë të mira në montimin e lëndëve plasëse dhe armëve luftarake.

Fjala.al mëson se Lefter Zhidru ka punuar si specialist armësh dhe municionesh në uzinën e Mjekësit në Elbasan.

Fakt ky që justifikon njohuritë e tij në përdorimin e armëve dhe montimin e lëndëve plasëse që u gjetën në banesë pas ekzekutimit të tij.

Lefter Zhidru ka qëlluar me automatik nga ballkoni i shtëpisë së tij drejt forcave të policisë duke lënë të plagosur 2 kalimtarë të rastit.

Forcat RENEA kanë tentuar për rreth 5 orë të negociojnë me 71-vjeçarin për tu dorëzuar, me qëllim që të shmangnin ekzekutimin e tij.

3 snajpera kanë qënë të vendosur në pozicioine të ndryshme për të pasur gjithnjë në kontroll Zhidrun, edhe pse ekzekutimi i tij nuk u shmang dot.

Lefter Zhidru u ekzekutua nga një plumb në kokë nga një prej snajperave.

Pas ekzekutimit të tij u konstatua se ai kishte në banesë një sasi të konsiderueshme eksplozivi të cilat i kishte montuar me qëllim shpërthimin.

Ajo që habiti forcat e policisë dhe RENEA-n ishte fakti se Zhidru kishte njohuri shumë të mira në montimin e lëndëve plasëse dhe armëve luftarake.

Kjo për faktin se kishte punuar një periudhë të gjatë kohe si specialist në uzinën e armëve dhe municioneve në Mjekës të Elbasanit.

Ky fakt ka bërë akoma më të rrezikuar të gjithë efektivët e policisë dhe forcat RENEA të cilët morën pjesë në këtë opeacion.  /Ra.My.Fjala.al/