Rama: Nëse do jem deputet i Vlorës ose jo do e njoftoj në kohën e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri u shpreh sonte se do ta japë herë tjetër njoftimin nëse do të jetë ose jo deputet në Vlorë.

Fillimisht u përfol se Rama do të kandidonte në qarkun e Durrësit, pasi e vendosi veten e tij si drejtues politik në këtë qark, por pas deklaratës së djeshme në Vlorë ku u shpreh se nuk lëviz nga ai qytet, u mendua se kandidimi i tij do të ishte edhe një herë tjetër në Vlorë.

Deklarata e sotme e Ramës vjen pas takimeve që ai zhvilloi në qytetin e Vlorës me drejtorët dhe Asamblenë e partisë në këtë qytet.

Ai u kërkoi drejtorëve të ishin të vëmendshëm ndaj kërkesave të qytetarëve, ndërsa tha se administratat janë përmirësuar shumë, edhe pse kanë akoma punë për të bërë.

“Punët kanë kohën dhe radhën e tyre. Nëse do jem apo jo deputet në Vlorë do të njoftohet në kohën e duhur. Administratat janë përmirësuar, por kanë ende shumë për të bërë. Njerëzit kanë ku të ankohen për administratat”, tha Rama ndër të tjera.

Të fundit

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV