Sot 80 vjet nga pakti Gjermani-Itali-Japoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori dhe filozofi i njohur, Përparim Kabo, gjatë një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka ngritur disa akuza lidhur me historianët.

Teksa ka kujtuar 80 vjetorin e paktit Gjermani-Itali-Japoni, ai shprehet se historiantë e majtë dhe të djathtë mesa duket janë në gjumë që sipas tij janë pushtuar nga heshtja duke kyçur gojën.

“Më 27 shtator 1940 Gjeramia-Italia dhe Japonia nënshkruan paktin tripalësh”, shkruan ndër të tjera Kabo.

Nga Përparim Kabo

27 shtator 2020, çfarë thotë kjo datë? Për ata që merren me historinë kjo datë flet shumë, por te ne historianët ose janë në gjumë ose janë të angazhuar për ngjarje pa vlerë…Le të kthehemi 80 vite më parë. 27 shtator 1940. Eh historianë të majtë të djathtë dhe të djathtë të majtë, çfarë ndodhi?…Heshtje nga ju, gojëkyçur…

Ngjarja e 27 shtatorit 1940 u parapri nga disa zhvillime te mëdha në Europë dhe ne Azi. Në qershor të vitit 1940 në Amerikë u votua ligji “ Për forcimin e mbrojtjes kombëtare.” Neni 6 i këtij ligji autorizonte presidentin të ndalonte ose kufizonte eksportin e çdo produkti të nevojshëm për mbrojtjen kombëtare. Drejtimi kësaj politike embargoje iu besua kolonelit Rusel L. Maxell., drejtperdrejt nën urdhërat e Presidentit, pas këshillimit me Departamentin e Shtetit…Lufta kishte filluar dhe ajo po zgjerohej…

Më 27 shtator 1940 Gjeramia-Italia dhe Japonia nënshkruan paktin tripalësh. Më datë 25 shator,  Fon Ribentropi i bëri të ditur Molotovit se kjo aleancë nuk ishte drejtuar kundër BRSS-së, por kundër “Amerikanëve si shkak i luftës.”

Traktati ishte i shkurtër. Japonia njihte të drejtën e Gjermanisë dhe Italisë për të drejtuar vendosjen e një “Rendi të ri” në Europë( neni 1). Po ashtu Gjermania dhe Italia i njihnin Japonisë të drejtën për vendosjen e një “Rendi të Ri” në Azinë Lindore. (neni 2)

Lexo edhe :  Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Për këtë të tri vendet do të bashkëpunonin me të gjitha mjetet politike, ekonomike, dhe ushtarake nëse njëri prej tyre do të sulmohej nga një fuqi, që aktualisht nuk përfshihej në luftën europiane ose në konfliktin mes Kinës dhe Japonisë.(neni 3) Të tri vendet deklaronin se ky traktat nuk do të cënonte stausin politik ekzistues mes tyre dhe BRSS-së.( neni 5)

Palët kishin rënë dakord për t’u konsultuar me njëra-tjetrën në lidhje me zbatimin e nenit 3. Përkufizimi i Rendit të Ri mbetej shumë i paqartë. Në thelb ishte e drejta që Gjermania dhe Italia të kishin “hapësirën jetësore” të nevojshme në Europë.

Ndryshe nga Pakti Antikomintern, pakti tripalësh nuk drejtohej kundër BRSS-së por kundër SHBA-ve si arbitër i situatës në Paqësor dhe Europë… Në fakt viti 1941 e në veçanti 1942…solli përmbysje të mëdha me sulmin në Peral Harbor dhe sulmin kundër BRSS…/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Meta nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time!

Kryetari i Partisë së Lirisë (ish-LSI), i arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, aktualisht i...

GJKKO masë sigurie ndaj kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka vendosur masë sigurie ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme...

“Farsë e turpshme”/ Tedi Blushi merr në mbrojte Berishën dhe dhëndrin e tij

Sekretari i PL-së Tedi Blushi foli në konferencën e sotme për procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar atë një farsë politike dhe...

Zyrtare/ Mbrojtësi i Kombëtares e mbyll me klubin italian pas 4 vitesh

Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas 4 vitesh qëndrimi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare përmes një reagimi...

Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

Nga Eduard Zaloshnja Qysh nga 2009-ta (kur u zbatua për herë të parë sistemi elektoral rajonal proporcional në Shqipëri), për koalicionin e Ramës (PS+PSD+etj, pa...

Lajme të tjera

Web TV